Budallai e gjen përherë një admirues më budalla se veten…

Thanë për admirimin:

Mrekullia është baza e adhurimit./ Thomas Carlyle

Jeto për të qenë mahnia dhe admirimi i kohës sate./ William Shakespeare

Është më mirë të admirosh me të vërtetë një kryevepër të rreme, sesa të admirosh rrejshëm një kryevepër të vërtetë./ Jean Rostand

Mëso të qeshësh me gabimet dhe dështimet e tua dhe s’do të kesh më frikë e njëkohësisht do të kesh admirimin e të tjerëve./ Andrea Gasparino

Budallai e gjen përherë një admirues më budalla se veten./ Arthur Conan Doyle

Sado të bezdisshëm të jenë, armiqtë nuk do të bëhen kurrë aq bajat sa admiruesit./ Elias Canetti

Për artistin e vërtetë duartrokitjet e tufës që ndjek modën nuk vlejnë asgjë krahasuar me admirimin e pak njohësve të hollë./ Arnfried Edler/ ObserverKult