“Kërcënon” Budina: Do t’i shkojmë çështjes deri në fund, teatri do ndërtohet aty ku ishte

Aktori

Aleanca për Teatrin ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar.

Regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina tha se ata do i shkojnë betejës së tyre për Teatrin deri në fund.

“Në këtë kohë në këtë mot të zymtë dhe në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare ne jemi këtu. Ta flenë mendjen një herë e mirë, e kemi thënë që ne çështjes së teatrit do i shkojmë deri në fund.

E shihni ç’po bëhet me artin në Shqipëri? Shqyhet teatri, teatri eksperimental, prishet cirku, kultura e këtij vendi nëpërkëmbet.

Ta flenë mendjen jo vetëm qeveritarët e sotëm, opozita e ashtuquajtur e sotme por dhe ndërkombëtarët. Qofshin këta ambasadë amerikane qofshin të BE ne do t’i shkojmë çështjes së teatrit deri në fund, deri sa të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte.” – u shpreh për mediet Budina.

Ndërkohë Adriana Kalaja u shpreh: 

“Kemi një mosekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Këtu ka rënë shteti ligjor i së drejtës.

SPAK ka pranuar kallëzimin tonë penal. Pra, SPAK për momentin ka konceptuar që jemi para një vendimi jo vetëm për mosekzekutimin. Por, gjithashtu institucionet përgjegjëse nga këshilli i ministrave, bashkia në Tiranë dhe Ministria e Kukturës po e pengojnë zbatimin e vendimit të GJK.

Jemi të bindur që Gjykata e Posacme e Apelit do marrë një vendim të drejtë”./ Panorama.al

———————————————–

Lexo edhe: MEHMET ELEZI: DJEGIA E TEATRIT

Nga Mehmet Elezi

1.

Djegia e teatrit qe lajmi më i keq në këtë fillimvjeshtë. Ngrehinë me arkitekurë të stilit italian, ndërtuar në kohë të mbretit, me oborr plot lule dhe pemë tërë motin të gjelbra. Aty Eskili kish sfiduar zotat me Prometeun e zjarrit e të dritës dhe Shekspiri kish trandur botën me mëdyshjen e lashtë “me qenë a mos me qenë”. Aty kishin parakaluar dramaturgët vendas, në një maratonë skene, që gati po mbushte qindvjetëshin.  Dhe si në një shtrat të nxehtë lulesh, aty kishin çelur në kulm të dimrit artistë të denjë për Hollivudin, sipas shprehjes së gazetarit të kronikës kulturore në një televizion të vogël privat.

Për çiftet e reja të saponjohura, ndjekja e një shfaqjeje në teatër qe bërë  thuajse traditë. Me të filluar sezoni teatror, edhe çifte të moshuara nxirrnin prej garderobës teshat e modës së shkuar. Ata visheshin me nge, duke u këshilluar me shoqi-shoqin më mirë këtë këmishë ose atë fustan, dhe niseshin krah për krah, herë-herë dorë për dorë.  S’kishte ndodhur kurrë me e mbushë sallën e teatrit me nxënës shkollash të vënë në rresht, siç ndodhte me sivëllain e operës e baletit, kur shfaqeshin premiera operash të realizmit socialist, shqiptare ose kineze.

Kur flakët kaptuan qiellin sa çel e mshel sytë, thua kish shpërthyer ndonjë depo karburanti, kurrkush nuk besoi se preja qe teatri. U hamendësua për ish-klubin e ministrisë së brendshme, është aty ngjitur, kushedi ç’ka pasur e ç’ka parë ai bodrum. Ose piceria te ish-agjencia e autobusëve ndërqytetës. Do t’i kenë plasur bombëlat e gazit.

Lajmet e këqia vështirë dalin rrenë. Qe kalluar bash teatri. Asnjë inskenim, gjithçka e njëmendtë. Qark elektrik, sipas shumicës së medias. Rrufe, thuaj. Ato dreq zjarrfikësesh, që tërë ditën ulurojnë rrugëve si qen pa zot, ku qenë në të vetmin rast të nevojshëm? Zjarrfikësja e parë që ia behu me piskamë, duke përbiruar me vështirësi përmes bunkerit dhe dy ministrive, paskesh qenë thatë, pa pikë uji brenda. Dy të tjerat mbërrinë pasi e kish marrë Murra hakun. Erdhën iu-iuu sa me ulë pluhnajën e…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult