Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë ka shpallur vitin 2024 si “Viti i Gjuhës Shqipe”, një arsye më shumë për të shtuar vëmendjen ndaj mbrojtjes së gjuhës shqipe.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, shkrimtari dhe studiuesi Behar Gjoka foli për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës.
“Çdo ditë është dita e Gjuhës Shqipe. Mendoj që gjuha është shtëpia e qenies dhe gjuha kombëtare është shpirti i kombit,” u shpreh Gjoka.
Lidhur me fenomenin e tjetërsimit të gjuhës nga të rinjtë, kryesisht në rrjete sociale, Gjoka tha se sipas tij jemi përballë një realiteti që rrezikohemi nga shkujdesja, por edhe nga agresioni i gjuhëve të tjera.
Ndaj për studiuesin është detyrë e çdo qytetari, por edhe politikës arsimore që të punohet për gjuhën shqipe.
“Para disa vitesh u fol për redaktorë, por që nuk u realizua. Tani shpallet viti i gjuhës shqipe. Unë mendoj se çdo ditë është Dita e Gjuhës, pasi në momentin që një shkresë fiton një dimension zyrtar duhet që të verifikohet si është shkruar. Ndërsa në rrjete sociale kemi një ligjërim më të shkujdesur, ku shkronja ë dhe ç janë thuajse të fshira, ose ai ligjërim bisedor ‘klm, flm’ e të tjera, mendoj se është një komunikim si e folur mbrapsht dikur. Tani është futur ligjërimi shkurtimor – me njëri-tjetrin ata kuptohen, por ka një pjesë që mbetet pas.
Jemi përballë një realiteti që rrezikohemi nga shkujdesja, por edhe nga agresioni i gjuhëve të tjera. Është detyrë e çdo qytetari, por edhe politikës arsimore, kulturore, akademisë, shkrimtarëve, pra është një problem mjaft i gjerë dhe çfarëdo të thuhet mbetet e paverifikuar,” u shpreh shkrimtari.
Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, ku do të përfshihen të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe të diasporës./rtsh
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
ME LOT NË SY/ E BIJA E HAJRIE RONDOS: NUK I KAM PARË MË FILMAT E MAMIT, QË KUR U NDA NGA JETA 7 VITE MË PARË
Me lot në sy, vajza e Hajrie Rondos, Klea Rondo ka zbuluar se që prej ndarjes nga jeta të nënës nuk ka parë më asnjë film të saj.
Në një intervistë tepër emocionuese për “Pas Mesnate”, ajo tha se ndodh shpesh që kur kalon kanalet e televizorit t’i shfaqet nëna e saj, por zgjedh të mos e shohë, pasi nuk do të trazojë kujtimet.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
CHARLES BUKOWSKI: KU KISHA PËRFUNDUAR?
Poezi nga Charles Bukowski
nuk e dija nga vija
apo ku isha duke shkuar.
kisha humbur.
e gjeja veten ulur
në porta të huaja
për orë të tëra
pa menduar
pa lëvizur
derisa të më thoshin
të largohesha prej aty.
nuk dua të them se isha
i marrë
apo i pamend.
ajo çka dua të them është
që s’kisha interesa.
s’më bëhej vonë fare
nëse përpiqeshit
të më vrisnit.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult