Bujar Kapexhiu rrëfehet: Si rrezikova burgosjen për shkak të gruas

bujar kapexhiu

Bujar Kapexhiu, ne një intervistë për Report TV, ndër të tjera tha se kishte qenë në survejim gjatë periudhës kur do të bëhej dasma e tij.

Për këtë arsye i ka kërkuar bashkëshortes të mos vishej me të bardha.

Por kjo kërkesë mesa duket nuk është zbatuar nga ajo, duke e vënë në rrezik regjisorin.

“Ishte një periudhë e rrezikshme nëse nuk realizohej porosia e partisë, tregon Kapexhiu.

Ka qenë viti 74’-75’ mbas Festivalit të 11-të që filloi reprezalja me ekonominë, ushtrinë, pushkatimet.

Ishte edhe një tjetër, që femrat nuk duhet të jenë shumë të pispillosura dhe kur vinin në punë. Nuk mund të mbanin varse, vëthë aq më tepër të lyheshin me buzëkuq.

Dhe në një moment të caktuar, nuset nuk duhet të dilnin me fustane të bardha.

Unë në atë kohë isha i dënuar, thote Kapexhiu, punoja në prodhim në kanal.

Ju luta bashkëshortes time që mos e vish fustanin e bardhë sepse isha i dënuar.

Mua më ndjekin, i thash, jam i survejuar në cdo gjë dhe pikërisht edhe po të martohesha me një grua me fustan të bardhë.

Do thonë ky po na bën sfidë prandaj është e rrezikshme në këtë drejtim.

Ajo qeshi dhe tha ‘ Unë një herë martohem dhe do të dal me fustan të bardhë’’ ka rrëfyer Kapexhiu.

ObserverKult

Lexo edhe:

Trondit Bujar Kapexhiu: Ja politikanët që më kërcënuan me jetë