Bujar Qamili & Mukadez Çanga: O, ma ke gishtin, vasho për unazë (teksti dhe kënga)

Oh ma ke gishtin, vasho për unazë!
Oh ma ke gishtin, vasho për unazë!

Qe besa djalo, për unazë e kam,
O more djalo, nana mi ka fale,
Qe besa djalo, nana mi ka fale.

O hiqmu sherr o prej meje,
Se mi lujte mendt o prej kreje.

Oh, mi ke faqet vasho kuq si molla,
Oh, mi ke faqet vasho kuq si molla,
Qe besa djalo kuq si molla i kam.
O more djalo nana mi ka ba,
Po besa djalo kuq si molla i kam.

O hiqmu sherr o prej meje,
Se mi lu’jte mendt o prej kreje!

O ma ke synin bash o rrush të zi!
O ma ke synin bash o rrush të zi!
Qe besa djalo, fort mi ke lakmi,
Qe besa djalo, nana mi ka ba,
Po besa djalo,rrush te zi i kam…

Ooo… hiqmu sherr o prej meje,
Se mi lu’jte mend’t-o prej kreje!

ObserverKult


Lexo edhe:

BUJAR QAMILI RRËFEN 48 VITET NË SKENË, FLET EDHE PËR BASHKËSHORTEN E TIJ…

Në studion e “Esencë” erdhi këtë herë me energjinë dhe humorin e mirë, artisti Bujar Qamili. Ai mban mbi supe 48 vite karrierë pa shkëputje, një rrugëtim i gjatë dhe i bukur me këngën. Dhe një prej këngëtarëve që numëron bashkëpunimet më të shumta në muzikë. Jeta e tij e mbushur me muzikë, aventura, koncerte të shumta. Por dhe një kthim pas në kohë në fëmijëri e adoleshencë në fillesat e jetës dhe muzikës së tij.

Një album fotosh që kornizojnë jetën e tij e kthyen këngëtarin  pas në kohë duke na rrëfyer çaste e kujtime. Mes tyre një kujtim për vështirësitë e kohës ku këmbenin kostume për një performancë. Ai na rrëfeu në program një episod të tillë me këngëtarin Petrit Lulo.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult