Bujar Qamili: Sa e amël asht’ dashnia (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Bujar Qamili njërën prej këngëve më të bukura popullore “Sa amël asht’ dashnia”

Sa e amël asht’ dashnia
Unë atë moj ta kam falë.
Ti mi din hallet e mia
Prandaj zemrën ta kam dhanë
…aman ta kam dhanë!

Sa merak jam ba për ty
Kur të shof moj si përherë.
M’le pa gjumë e e pa mbyll sy
Dranofille mbush me erë,
…aman mbush me erë!

Kur të pashë tuj kalue
Mendja se ç’më rrin tek ti!
O jam djeg jam përvëlue!
Si t’ja baj hallin se di.
…o hallin se di!

ObserverKult


LEXO EDHE:


BUJAR QAMILI RRËFEN BETEJËN E VËSHTIRË ME COVID-19: KAM QËNDRUAR NË KOMA…

Artisti i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” nga Rudina Magjistari në “Tv Klan”. Ai ishte edhe personi që hapi një sezon të premtesh festive, ku në 8 javë, do të ketë të ftuar VIP që do të këndojnë në një mini-koncert në studio.

Bujar Qamili zhvilloi gjithashtu edhe një intervistë midis këngëve të sjella aq bukur, shoqëruar me orkestrën. Në këtë intervistë, rrëfeu se ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve, edhe ai ka kaluar eksperiencën e COVID-19, por në një gjendje të rënduar, pasi ndodhej në koma.

Rudina Magjistari: Edhe njëherë pak për Covid-in, të shikoj që je mirë, ka kaluar gjithçka, e ke hedhur pas shpine, më trego edhe njëherë sepse është hera e parë që takohemi ballë për ballë pas asaj historie.

Bujar Qamili: Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU