Ju ftojmë të ndiqni një prej këngëve më kërkuara nga publiku të Bujar Qamilit.
Taksirat që m’ka zanë mu
hallin tem me ta tregu.
Pashë sytë e ballit, dije
po t’i them dy fjalë dashnie
të lutem mos me m’harru
O marak
seç më dogje flakë…
—
E tashti du me t’fillu
hallin tënd me ta tregu,
Amanet për sytë e shkreta
seç më djegin si shigjeta
të lutem mos me m’harru.
O marak
seç më dogje flakë.
—
Më këtë këngë du me t’kujtu
e s’po mundem me u duru .
Pashë sytë e ballit, dije
po ti them dy fjalë dashnie
të lutem mos me m’harru .
O marak
seç më dogje flakë.
ObserverKult
Lexo edhe:
GAZETARI “I KTHEHET KEQ” BUJAR KAPEXHIUT: MJAFT O MIKU IM, E Ç’BËRE TI NË…
Gazetari i njohur për reportazhet, Ilir Mati, shprehet i revoltuar në rrjete sociale ndaj Bujar Kapexhiut.
Ky i fundit do të shprehej pak kohë më parë se nuk i vinte keq për vitet që kanë shkuar në komunizëm, ndërsa do të shprehet se pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, do e çonin për “riedukim” në punë të rëndë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ilir Mati i bën thirrje Kapexhiut që të ndalojë me këto deklarata.
“Mos i besoni atyre që ju kanë gënjyer qoftë edhe një herë!
Artistët e Realizmit Socialist shqiptar, me rroga nga shteti: Komunistët anti komunistë, ose antikomunistët komunistë. “Heroj të heshtur“ të antikomunizmit, leva aktive të partisë në shërbim të shtetit të diktaturës të proletariatit.!
Ps.
Mjaft o miku Bujar Kapexhiu!
E ç’bëre ti në Fest 11 të Radio TVSh, veçsa interpretove tekstin e shkruar nga autorët dhe miratuar në organet kompetente të kohës?
Të rikujtoj se në atë festival, unë kam qenë kryetar i zhurisë problematike të Tiranës dhe im vëlla, Zamir Mati, piktor i kostumeve të festivalit.
Miqësisht:
Gëzo jetën në liri Bujar, kohët kanë ndryshuar. Me to ndryshon edhe njeriu për të shkuar përpara drejt progresit e në paqe bashkë me të tjerë!
ObserverKult