Nga: Charles Bukowski
Dashuria është një dritë nate që lëviz nëpër mjegull; dashuria është çelësi i humbur i derës kur je i dehur; dashuria është ajo që ndodh një herë në dhjetë vjet.
Dashuria është ajo që mendon se personi tjetër e ka shkatërruar; dashuria është tradhti; dashuria është çelik.
Dashuria është gjithçka që kemi thënë se nuk është; dashuria është një fjalë tepër e përdorur dhe shumë herët.
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI KISHTE DIÇKA PËR TË THËNË…
Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më origjinalë të shekullit të 20-të. Një prej atyre për të cilët mund të thuhet me plot gojën se të shkruarit dhe arti përkojnë ose janë plotësisht në përputhje me jetën.
Dimë në fakt, se rrugëtimi i jetës ishte njëlloj si të shkruarit e tij: i vrazhdë, këmbëngulës dhe abuzues. Gjithmonë jetonte në kufirin midis përhumbjes etilike, burgosjes dhe njohjes letrare. Koincidenca e jetës dhe e shkrimit, në rastin e tij është përçarëse: midis një fjalie të pistë dhe tjetrës. Lexuesi has perla urtësie të një filozofi ekzistencialist, por edhe një aftësi e madhe për të reflektuar mbi marrëdhëniet njerëzore dhe kuptimin e letërsisë.
Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët (edhe pse për një kohë të gjatë ai qe i njohur në botën letrare) që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.
Mund të gjendet një përqendrim i këtyre aspekteve, përkatësisht konceptimit të artit dhe shkrimit në veçanti. Por edhe të mënyrës së të kuptuarit të marrëdhënieve në botën letrare. Si dhe të konceptimit të jetës…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU