Kur falja, më thoshin: Sa i dobët dhe frikacak…

Nga Imam Shafi (Gaza, 676 – Egjipt, 820)

Përktheu: Bajram Karabolli


Kur qeshja, më thoshin: Pse nuk ke seriozitet?!
Kur qaja, më thoshin: Pse nuk qesh?!
Kur buzëqeshja, më thoshin: Shiko si shtiret para të tjerëve!
Kur isha i vrenjtur, më thoshin: Sa njeri i rëndë!
Kur heshtja, më thoshin: Nuk di të flasë.
Kur flisja, më thoshin: Pse flet kaq shumë?!
Kur falja, më thoshin: Sa i dobët dhe frikacak! Po të ishte i zoti, do hakmerrej.
Kur i kundërvihesha padrejtësive, më thoshin: E bën se është mendjemadh se, po të ishte i drejt nuk do sillej në kështu.
Pra, më në fund, e kuptova se, sa do të dëshirosh t’i kënaqësh njerëzit, do të të kritikojnë. Kënaqësia e njerëzve është diçka që kurrë nuk mund të arrihet.


Bajram Karabolli

Lexo edhe:

KUSH DO TË NA E MBROJË SHQIPEN NGA KËTA “MODERN” BARBARË?!, NGA BAJRAM KARABOLLI

Të vrasësh gjuhën e nënës është një ndër krimet më të shëmtuara, më të neveritshme. Dhe e keqja është se tek ne nuk ka ligj për t’i ndëshkuar këta derdimenë që masakrojnë dhe e marrin nëpër këmbë gjuhën tonë të bukur. Ata vrasin fjalën shqip dhe në vend të saj vënë një fjalë të huaj. Dhe janë pikërisht ata që pushtojnë ekranet dhe mediat tona. Janë gazetarët dhe politikanët.

Duke ndjekur emisionin Opinion, drejtuar nga njëri prej gazetarëve “më të shquar”, dëgjon që ai të përsëritë shumë herë fjalën “trend”, në vend të fjalës shqipe prirje. Dhe, që e keqja të shkojë deri në fund, këtë fjalë të huaj, “trend”, si të qenkësh një mall i florinjtë, e përdorin edhe dy-tre të ftuar, midis tyre një zonjë me mbiemrin Luarasi… 

Tekstin e plotë e gjeni KËTU