Ke me ma pague.
Ke me ma pague për sytë tuej,
për buzëqeshjen e buzët tueja.
Ke me ma pague se më debulon.
Ke me ma pague se më ban me u dorzue.
Ke me ma pague se nuk ke me më lanë me gjetë asnji tjetër si ti.
Të marrtë dreqi gru e mrekullueshme.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
ObserverKult