Bukowski: Mos harro… gjithmonë është dikush që të pret…

bukowski - gjithmonë

Nga: Charles Bukowski

“Mos harro! Gjithmonë është dikush ose diçka që pret për ty. Diçka më e fortë, më inteligjente, më djallëzore, më e këndshme, më e durueshme, diçka më e madhe, diçka më e mirë, diçka më e keqe, diçka me sytë si të tigrit, nofullat si të peshkaqenit, diçka më e çmendur se e çmendura, diçka më normale se normalja. Gjithmonë do të jetë dikush që pret për ty.”

ObserverKult

————————————–

Charles Bukowski
Charles Bukowski

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI KISHTE DIÇKA PËR TË THËNË…

Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më origjinalë të shekullit të 20-të. Një prej atyre për të cilët mund të thuhet me plot gojën se të shkruarit dhe arti përkojnë ose janë plotësisht në përputhje me jetën.

Dimë në fakt, se rrugëtimi i jetës ishte njëlloj si të shkruarit e tij: i vrazhdë, këmbëngulës dhe abuzues. Gjithmonë jetonte në kufirin midis përhumbjes etilike, burgosjes dhe njohjes letrare. Koincidenca e jetës dhe e shkrimit. Në rastin e tij është përçarëse: midis një fjalie të pistë dhe tjetrës. Lexuesi has perla urtësie të një filozofi ekzistencialist, por edhe një aftësi e madhe për të reflektuar mbi marrëdhëniet njerëzore dhe kuptimin e letërsisë.

Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët (edhe pse për një kohë të gjatë ai qe i njohur në botën letrare) që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.