Bukowski: Politikanët janë lepuj të futur në një kuti

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Charles Bukowski

“Asnjëherë nuk kam votuar, por gjithmonë i them vetes: “ke mundur të votosh”.

Por megjithatë asnjëherë nuk kam votuar, politikanët janë lepuj të futur në një kuti, të gjithë janë të ngjashëm; të ndryshëm janë por janë të ngjashëm.

Mendoj se disa parti i shfrytëzojnë të pasurit, e disa të varfërit, dhe unë nuk mund të pajtohem me këtë.” / ObserverKult


charles bukowski nëse, poesi observerkult

Lexo edhe:

BUKOWSKI: NUK I THASHË ATO QË DESHA… DHE JAM PENDUAR…

Nga: Charles Bukowski

Mundohem të jem i kujdesshëm për të mbajtur në fyt fjalët: kam kaluar pjesën më të madhe të jetës duke mos shprehur ato që desha të thosha dhe jam penduar.

Natyra njerëzore na kërkon që të dërgojmë mesazhe, të komunikojmë me gjeste, sepse kemi frikë të ekspozohemi ashtu si në të vërtetë jemi. Edhe ndaj vetvetes.

Kur gjithçka të ketë përfunduar, jam mëse i sigurt që do të më jepet një minutë për të menduar përsëri, të gjitha herët që kam dashur të ulëras për atë që ndieja, por unë heshtja nga frika se nuk do të më kuptonin, dhe ndjej keqardhje për qëllimet që kam braktisur, sepse frika nga dështimi më ka ndaluar gjithmonë t’i ndjek.

Kjo jetë është e poshtër dhe me siguri do të më thyhet zemra, në djall, jam i dashuruar!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


CHARLES BUKOWSKI: JAM TUJ DASHTË NJË GRUE TJETËR…

Jam tuj dashtë një grue tjetër,
e jam tuj e dashtë me tanë qetësinë
që ti nuk ma dhe asnjiherë.
Tash e kuptoj që dashunia asht kjo,
me rreshtu ditë të lumtuna
jo se s’ban të fitume me luftë të vazhdueshme.

Ajo asht shumë e bukur,
e kohës
magjia e qëndrushmënisë
asht kaq e mahnitshme
sa nuk di me e përshkru,
me ty kjo magji nuk ndodhi asnjiherë.

Jam mirë,
ajo mori në dorë jetën teme,
e kryet tem,
dhe ndryshoi gjithçka,
i dha kuptim dhe rregull shtëpisë teme,
ishte vendi ku shpëtova.
Ka ditë më diell
e të gjithë më thonë
që jam një njeri tjetër, i ri,
edhe unë ndihem sikur mundem me i hangër retë.

Dal ma herët prej pune
sepse nganjëherë më merr malli shumë për të,
dhe kam nevojë me e taku,
shihena çdo ditë
por veç kur jam me të nuk mendoj për asgja
e besoj se mundem me shpëtu botën
prandej më kupto pse çdo herë
ngas vrap me e përqafu
sa ma shpejt të mundem.

Nuk të du ma,
as ti nuk më don ma,
por unë të shkruj,
sepse kur takohena unë e vërej
si më sheh,
e mundem edhe me kuptu se si të shoh unë, ty.

ObserverKult