Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të Octavio Paz:
Emri yt
Lind nga unë, nga hija ime,
anon nga lëkura ime,
ditë drite e kotur.
pëllumb i egër emri yt,
I drojtur mbi supin tim.
Plotësues
Në trupin tim ti kërkon malin,
diellin e tij të varrosur në pyll,
Në trupin tënd unë kërkoj barkën,
të humbur në mes të natës.
Me ty
Shkulma ere të rimta
papagaj që fluturojnë rrufeshën në çifte
Afshe
bota digjet flakë
Një pemë
që zjen nga korbat
zhuritet e nuk digjet
E qetë
mes lulesh të lart të diellit
je
një pauzë drite
Dita
është një fjalë e madhe e qartë
fërfëllimë zanoresh
Gjinjtë e tu
piqen në sytë e mi
Mendimi yt
është më i lehtë se ajri
Jam i vërtetë
Shoh jetën dhe vdekjen time
Bota është e vërteë
Shoh
banjo në transparencë.
Prek
Duart e mia
hapin perdet e qenies sate
të veshin me një tjetër lakuriqësi
zbulojnë trupat e trupit tënd
Duart e mia
I shpikin një trup tjetër trupit tënd.
Vegim
Nëse njeriu është pluhur
ata që po bredhin fushës
janë njerëz
Agim
Duar të shpejta të ftohta
I heqin një e nga një
fashat e errësirës
hap sytë
ende
jam gjallë
në qendër
të një plage akoma të freskët
Përktheu: Mira Meksi
Shkëputur nga “Zjarri i përditshëm’, Dituria, 1992
ObserverKult
Lexo edhe:
OCTAVIO PAZ: PËRTEJ DASHNISË