Burim Myftiu: Piktura

Burim Myftiu
©Burim Myftiu

Poezi nga Burim Myftiu

Një pikturë e tmerrshme më kapi në krah
Me hijen e saj mbuloi çdo gjë
Rridhja në agoni
Si e kuqja, me trupin tim
Shpirti ma ndjeu një ankth

Në mesnatë gjumi më la
E keqja u nda
I riu diell, më zgjoi nga ëndrra
E ndjeva në frymën e
mëngjesit
Çdo gjë ishte e bukur
Ishte e ndritshme

Në këmbë
Me shpirt
Me forcë
E sfidoja hijen
Tërhiqja kufijtë e saj,
Për të hapur krahët
Për t’fluturuar lart
Për të ndjekur dritën e kaltër
Për të gjetur ajër

Me shpresë, me dritë
E ngrita penelin,
Për botën e re u nisa
Për t’ndjekur dritën
Harruar hijen, zgjuar me këngë
T’fluturoj lart
Të ndiej lirinë në zemrën time prap
Krijoj një botë të ndritshme përjetë.

Prishtinë 30 prill 2023

ObserverKult

Kliko edhe:

“REMEMBRANCE” E BURIM MYFTIUT SJELL LUFTËN NË GJITHË PËRMASAT E SAJ

BURIM MYFTIU: NËNA ME FOSHNJE NË NATË ME SHI! NJË PAMJE IKONIKE…