Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, kujton Geraldina

zogu

Çka bëri Zogu pas martesës me Geraldinën?

“Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës.

Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë.

Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu.

Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit..”

Rrëfimi i mësipërm është shkëputur nga kujtimet e Geraldinës, princeshës hungareze e cila në 26 prill 1938 u martua me Ahmet Zogun e Shqipërisë./dita.al

ObserverKult

Lexo edhe:

SI U DASHURUA MOTRA E AHMET ZOGUT PAS ENVER HOXHËS: O MARR ATË, OSE NUK JETOJ…

Alfred Peza në librin e tij “Sarah” provokon me dritëhijet e historisë shqiptare.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fash is te në 7 prill 1939 dhe dy ditë më pas, siç që prerë dita, motra e Mbretit Zog, princesha Mexhide, do të ishte fejuar me Enver Hoxhën?! Me siguri që historia do të kishte rrjedhur ndryshe.

Pjesë nga libri, Ahmet Zogu- Sara Blloshmi:

-E kam takuar njëherë Enver Hoxhën

-Çne?!- pyeti ajo më shumë se e habitur.

-Ia kishte marrë mendjen Mexhides së shkretë, me letra.

Me fjalë të bukura, premtime e foto. M’u duk një trill momental mes dy të rinjsh që do të kalonte shpejt, si edhe ca të tjerë. Por ajo filloi grevën e urisë në shtëpi: O e marr atë, ose do të vde s,- thoshte.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult