Burrat shqiptarë duke luajtur shah, pikturë e rrallë- ja kush e realizoi

Burrat shqiptarë duke luajtur shah është piktura e realizuar nga Albert Joseph Franke.

Shahu romantik i përket viteve 1800. Lëvizjet me art, ishin karakteristike gjatë lojës plot stil, që mbizotëroi në shekullin e 19-të.

Stili tjetër i shahut, që erdhi në fund të viteve 1800 ishte ai shkencor, që vërtitej rreth hapjeve më të ngadalta, goditjeve më të largëta etj. Më pas, kanë ardhur stile të tjera shahu, transmeton ‘konica.al’.

Për “romantikët”, të fitoje ishte e një rëndësie dytësore. Kryesorja ishte të fitoje me stil. Në një pjesë të mirë të rasteve, bëheshin edhe lëvizje disi inferiore, vetëm e vetëm sepse ishin të bukura. Vetëm aftësia e lojtarit bënte që këto lëvizje, ta ruanin. Ngjan deri diku, me një stil loje kalorsiak, që kërkon lavdinë e lojës së bukur më shumë se fitoren shkencore të mirëpeshuar.

Burrat shqiptarë që luajnë shah, i përkasin periudhës kur lulëzonte shahu romantik: ai i mendimit, kuptimësisë, interpretimin e fantazisë, piktura është realizuar nga Albert Joseph Franke (1860–1924) .

Shqiptarët tregojnë përmes kësaj tabloje, një pjesë të shpirtit të tyre romantik, të luftëtarit si kalorës gjakftohtë. Burra të ashpër, duhan i fortë, armë sermi në brez, veshje të qëndisura në ar…

ObserverKult

—————————

LEXO EDHE:

Misteret e fshehura në pikturat e famshme

Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh shtojnë detaje të vogla të çuditshme në pikturat e tyre, ose lënë mesazhe që janë të pamundura të vërehen në shikim të parë.

Më poshtë ju sjellim një listë të kryeveprave të pikturës, me sekrete të papritshme. Në fund të artikullit, edhe një bonus: një nga hipotezat më të çuditshme në lidhje me Mona Lizën.

Veshi i gabuar

Auto-portreti i Vincent Van Gogh me veshin e fashuar paraqet artistin me një vesh të djathtë të plagosur. Në realitet, ai kish prerë veshin e majtë. Mospërputhja shpjegohet me faktin se Van Goghu përdori një pasqyrë për të krijuar portretin e tij.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Misteret e fshehura në pikturat e famshme

ObserverKult