Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë, as zani i naltë nuk t’ban burrë!

Burrë nuk bahesh veç pse e ke nji gru n’krevat, as burrninë nuk ta shton marrëdhanja me to.
Burrë bahesh e je kur respekti mbi grunë tande e dashnia për to, mposhtë çdo gja.
Je burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.

Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty,
Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni.

Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës
E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du.
Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë
As zani i naltë nuk t’ban burrë,
Ti je i dobët, e ma i dobët s’bahesh kurrë!

Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzëqeshë, në vend të asaj,
As mos u ndij i plotësum,
Ti je flliqësirë, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë!

Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër,
E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë,
Mos u kreno, turpërohu!

Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat,
Mos e mbështet burrninë në nji veprim të tillë,
Egërsirë bahesh!

Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë,
Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlerësosh,
E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo,
Vdis ma mirë!

Doruntinë F. Ferati

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

OSHO: NJË BURRË KALON SA NGA NJËRA GRUA TEK TJETRA, SHOQËRI SIPËRFAQËSORE!

njerëzit osho burrë

“Një burrë kalon nga njëra grua tek tjetra dhe vazhdon t’i këmbejë gratë pa të keq. Njerëzit mendojnë se është dashnor i madh, por nuk është e vërtetë. Ai shmanget. Përpiqet ta shmangë çdo përfshirje të thellë, sepse me përfshirjen në një lidhje duhet të përballohen problemet dhe dhimbjet.

Nga Osho

Kështu që ai burrë vendos të veprojë në mënyrë të sigurtë, duke u munduar të mos krijojë asnjëherë diçka shumë të fortë me dikë. Nëse krijon diçka të fortë, mundet të mos dalësh dot prej saj. Dhe nëse ndjen diçka të fortë për dikë, edhe ai person do të ndiejë diçka për fortë për ty. Është ndjenjë proporcionale.

Mënyra e vetme për të krijuar diçka të thellë me dikë, është ta lejosh të krijojë edhe ai person diçka të fortë me ty. Është dhënie dhe marrje, është këmbim. Më pas, është shumë më e vështirë për të dalë nga një marrëdhënie e fortë. Dhimbja bëhet akoma më e fortë në rast ndarjeje.

Tekstin e plotë e gjeni KETU