Burri xheloz ia nxinë jetën vetes dhe të dashurve të vet!

Burri xheloz është në gazep me vetveten, sepse ai përjeton tmerrësisht më fuqishëm frikën, vogëlsinë e tij sesa dashurinë.

Nga Lis Bukuroca

Burri i sigurt në vetvete, nuk shndërron gruan në pronë, sepse pronë e tij është vetëm dashuria, që ai ndien në shpirt, por kurrë jo gruaja! Ky është njeriu me sedër!

Burri xheloz është në gazep me vetveten, sepse ai përjeton tmerrësisht më fuqishëm frikën, vogëlsinë e tij sesa dashurinë.

Nga mungesa e vetëbesimit, ai ndihet i detyruar të dominojë, të mbikëqyrë dhe të robërojë. Ky është njeriu pa sedër!

Problemi nuk gjendet te gruaja, por te burri, që vuan nga xhelozia për shkak të mungesës së sedrës!

Ky han vetveten, ia nxinë jetën vetes dhe të dashurve të vet!
Meqenëse ai nuk është i lirë në shpirt, gruaja e tij nuk do të jetë e lirë as në shpirt, as në lëvizje! Ajo nuk jeton! Ajo përpiqet të mbijetojë vetëm!
Dashuria nuk mëton, ajo dhuron vetëm!

Kush nuk jep me kënaqësi dhe pa pritshmëri, nuk dashuron! Pritshmëria është tregti, jo dashuri. Dashuri nuk është të ecësh gjithmonë në rrugën e njëjtë, por të arrish në cakun e njëjtë!

Dashuri nuk është të të qenit gjithmonë së bashku, dashuri është edhe mundësia dhe liria për të ndjerë mungesën e njëri-tjetrit.

Humbja e një dashurie nuk është fundi i botës, ajo është mundësi dhe liri për të gjetur dhe përjetuar dashurinë e re!

ObserverKult

——————————————–

Lexo edhe:


Pirro Çako: Mos u bon xheloz për mu…(Teksti dhe kënga)

ObserverKult
xheloz

Nganjëherë ta bëj me hile
E me loz nga pak
Me t’i pa si ikin lotët
Syve rreth e qark.

Vishem bukur që t’më shohin
Gjithë qyteti mu
Por unë dritën e kam marrë
Veç nga sytë e tu.

Mos u bon xheloz për mu
Se ky maraz ka me t’shkallu
Zemër mos vuj, natë e ditë për mu
Se ti përjetë më ke fitu.

Kliko për tekstin e plotë KETU

ObserverKult