Pirro Çako: Mos u bon xheloz për mu…(Teksti dhe kënga)

Sigurisht se kënga Xheloz ju lidhet me Elvana Gjatën, por ne do t’ua sjellim kësaj radhe të kënduar nga Pirro Çako.

Urojmë t’ju shijoj!

Nganjëherë ta bëj me hile
Sedrën me t’ngacmu
Se e di që edhe kokën
Ti e len për mu.

Majtas – djathtas hallakatem
Kur du me t’lëndu
Si për dreq më shkon më keq
Edhe më shumë të du.

Të du, të du, të du…

Mos u bon xheloz për mu
Se ky maraz ka me t’shkallu
Zemër mos vuj, natë e ditë për mu
Se ti përjetë më ke fitu.

Nganjëherë ta bëj me hile
E me loz nga pak
Me t’i pa si ikin lotët
Syve rreth e qark.

Vishem bukur që t’më shohin
Gjithë qyteti mu
Por unë dritën e kam marrë
Veç nga sytë e tu.

Mos u bon xheloz për mu
Se ky maraz ka me t’shkallu
Zemër mos vuj, natë e ditë për mu
Se ti përjetë më ke fitu.

pirro çako

Pirro Çako është këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet ai më shumë është ajo pop.

Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë dhe këtë e arriti me shumë sukses.

Deri tani ka krijuar shumë hit-këngë, në mesin e të cilave edhe ajo e titulluar “Letër dashurie”.

Tekstin e kësaj këngë e ka shkruar: Teodor Keko, kur muzikën e ka bërë Pirro Çako. Më këtë këngë Pirro ishte pjesëmarrës në Festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2004.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këtë krijim të interpretuar mjeshtrisht nga Çako.

Përgatiti: U.V./ ObserverKult

Kliko edhe:

PIRRO ÇAKO: LETËR DASHURIE (TEKSTI DHE KËNGA)