Buzhala: Mustafa Nano, më i sinqerti nga anti-kosovarët në Shqipëri

Mustafa Nano është më i sinqerti prej krejt kllapës anti-kosovare në Shqipëri.

Nga Berat Buzhala

Ai po thotë që edhe nëse do të ishte e vërtetë që Bregovici e ka thënë ndonjë “gjë antishqiptare kohë më parë, fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë.”
 Jo Mustafë, ai nuk po vjen në Shqipëri si i penduar. Në Shqipëri nuk po vjen si i penduar as Vuciqi, e as ata serbët që e dëgjojnë Draganën. Po vijnë sepse dera për ta është e hapur. Sepse në Shqiperi ka kozmopolit, sikur ti, që ua zëni për të madhe kosovarëve që edhe më tutje kanë ndjenja anti-serbe.
 Qe çka thotë Mustafa, i cili me më shumë dëshirë e quan veten Muchi: “Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe”.
Do me thanë sipas Mustafës ne jemi pengje të së kaluarës. Fatkeqësisht nuk është vetëm Mustafa që mendon kështu. Është edhe ai i Gjati. Këta mendojnë që na kur flasim për vrasja dhe masakra, kur tregojmë që Vuciqi ka qenë pjesë e këtyre krimeve, ne po aktrojmë.
 Për Mustafën, dhe atyre si Mustafa, nuk është e rëndësishme me gjase kur elita politike dhe kulturore në Gjermani për çdo vit, për çdo përvjetor, detyrohet me kërku falje, me u pendu për krimet ndaj hebrenjve.
Mustafa këtë nuk dëshiron ta kuptoj. Për të është shumë e rëndësishme që kosovarët ta harrojne golgotën e tyre.
 Nëse ne flasim për krimet serbe, për mospendesën serbe, ne jemi nacionalistë primitivë, jemi patriotë fallsë.
Sikur të ishte vetëm Mustafa, i cili tek unë megjithatë i merr pikët maksimale për sinqeritet…

ObserverKult

Lexojeni shkrimin e Mustafa Nanos:

Mustafa Nano: Ndihem më afër me Bregoviqin, sesa me shqiptarët- pengje të nacionalizmit folklorik

T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik”….për më shumë kliko KETU