Camus: Të dashurosh dikë do të thotë të pranosh të plakesh me të…

ObserverKult ua sjell disa thënie për pleqërinë nga autorë të ndryshëm:

Pleqëria na shënon më shumë rrudha në zemër së në fytyrë./Michel de Montaigne

Dashuria e rinisë është sipërfaqësore nëse e krahasojmë me atë që një i moshuar ndjen për gruan e tij të moshuar./Will Durant

Përveç plakjes së trupit, koha mpin edhe shpirtin. /Mauro Corona

Njeriu plaket vetëm atëherë kur nuk ia vën veshin kureshtjes së vet. /Francesco Coratti

Atë që nuk e mëson në rini, nuk mund ta dish në pleqëri. /Cassiodorus

Bukuria e rinisë është dhuratë, ajo e pleqërisë i dhurohet vetes vetë./Sveva Casati Modignani

Të dashurosh dikë do të thotë të pranosh të plakesh me të./Albert Camus

Nuk mund të shmangni moshën, por nuk keni pse të plakeni./George Burns

Ai që dashuron vërtet nuk plaket kurrë, as kur të ketë njëqind vjeç. Mund të vdesë prej pleqërisë, por do të vdesë i ri./Romano Battaglia

ObserverKult


———————————————————————————————

LEXO EDHE: ALBERT CAMUS ËSHTË VRARË NGA KGB?

Gjashtëdhjetë vjet pasi fituesi i çmimit Nobel, Albert Camus, vdiq në një aksident automobilistik në moshën 46-vjeçare, një libër i ri argumenton se ai është vrarë nga spiunët e KGB-së, për shkak të retorikës së tij kundërsovjetike.

Autori italian, Giovanni Catelli, fillimisht e nxori në dritë këtë teori në vitin 2011, duke shkruar në gazetën Corriere della Sera se kishte zbuluar shënime në ditarin e poetit dhe përkthyesit çek, Jan Zábarana, që sugjeronte se vdekja e Camus nuk kishte qenë aksidentale. Tashmë Catelli e trajton më gjerësisht kërkimin e tij në një libër të titulluar “Vdekja e Camus”. Camus vdiq më 4 janar 1960 kur botuesi i tij, Michel Gallimard, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas më një pemë. Autori vdiq menjëherë, ndërsa Gallimard-i disa ditë më pas. Tre vite më parë, autori i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, kishte fituar çmimin Nobel për “hedhjen e dritës mbi problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën tonë”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU