Camus: Të dashurosh dikë do të thotë të pranosh të plakesh me të…

ObserverKult ua sjell disa thënie për pleqërinë nga autorë të ndryshëm:

Pleqëria na shënon më shumë rrudha në zemër së në fytyrë./Michel de Montaigne

Dashuria e rinisë është sipërfaqësore nëse e krahasojmë me atë që një i moshuar ndjen për gruan e tij të moshuar./Will Durant

Përveç plakjes së trupit, koha mpin edhe shpirtin. /Mauro Corona

Njeriu plaket vetëm atëherë kur nuk ia vën veshin kureshtjes së vet. /Francesco Coratti

Atë që nuk e mëson në rini, nuk mund ta dish në pleqëri. /Cassiodorus

Bukuria e rinisë është dhuratë, ajo e pleqërisë i dhurohet vetes vetë./Sveva Casati Modignani

Të dashurosh dikë do të thotë të pranosh të plakesh me të./Albert Camus

Nuk mund të shmangni moshën, por nuk keni pse të plakeni./George Burns

Ai që dashuron vërtet nuk plaket kurrë, as kur të ketë njëqind vjeç. Mund të vdesë prej pleqërisë, por do të vdesë i ri./Romano Battaglia
ObserverKult