Poezi nga Can Yücel
Atë që, gjatë kohë u përpoqe t’ma shpjegosh,
e kuptova kur e gjeta veten!
Kur fillova të qëndis rrugën time, e kuptova…
se secili e paska një rrugë tjetër për t’qenë i lumtur.
Jeta po u mësoka veç tu e jetu, jo duke lexu, e duke dëgju
E kuptova… se pse nuk m’i tregon ato që i din…
Çdo ditë e lume, pa dashni n’zemër, është e humbur,
Tani e kuptoj pse vrapoja pas dashurisë këmbëzbathur
Kur dhimbja t’bëhet e papërballueshme
Syri e ka vështirë të lotojë
Tani e kuptoj se pse fare s’ke qarë
Ta bësh të qeshet ai që qanë, qenka më me vlerë se qarja dhe ai që qanë,
E kuptova… kur lotin e ktheva në hare
Njeriun po e thyeka gjithkush, ama dhimbje mund t’i shkaktojë veç ajo që ti e don më së shumti
E kuptova… kur po e shijoja dhimbjen
Paçka se, ajo që e ke dashur po i meritoka lotët e derdhur
E kuptova… kur lotët më braktisën s’bashku me gëzimet
Kur e vura dorën në zemër e kuptova se
nuk qenka gënjeshtra gjë,
në krahasim me fshehjen e të vërtetës…
Me qenë i fortë qenka me të thane: “Eja, kam nevojë për ty!”
E kuptova.. kur të thash “shko”
Dashni qenka kur dikush të thotë “shko” e ti i thua “dua të rri”
E kuptova, kur ika pasi më thane, ik.
Dashnia ndaj teje paska qenë si një fëmijë lazdrak, i cili sa herë që rrëzohet qanë, për pak e për shumë
E kuptova… atëherë kur u rrita dhe më përqafove rrëmbyeshëm
Me u pendu, nuk qenka me t’kërku falje,
E kuptova… atherë, kur bërtita deri në qiell “më fal”…
Vërtetë jam penduar
mburrja qenka maskë e njerëzve të vegjël
Mburrja s’u përket zemrave me dashni…
E kuptova… kur në zemrën time nxu vend dashuria
Ai që t’kërkon deri në vdekje, nuk pret, veç shpreson se një ditë do të falet
Dashnia qenka përpjekje
Kurse përpjekja, sa qenka të mos heqësh dorë, po aq edhe të dashurosh deri në çlirim.
E përktheu: Latif Mustafa
*Titulli i origjinalit: “E kuptova”
ObserverKult
lexo edhe: