Çapajev Gjokutaj: Kur ata që nuk janë më i takojmë vetëm në ëndërr…

Çepajev Gjokutaj adem jasharin
Çapajev Gjokutaj

Nga: Çapajev Gjokutaj

Vetëm në ëndrra do kthehesh sërish tek unë, këndonte Demis Russos në një këngë që e dëgjoja aq shpesh në rininë time të largët.

Që ëndrra është pjesë e jetës e kam kuptuar herët, por që një pjesë e mirë e të njohurve të mos jenë më dhe ti të çmallesh duke i takuar veç në ëndrra, – këtë po e kuptoj sidomos vitet e fundit. Madje po kuptoj më mirë edhe atë që tha se bredhjet e trurit natën janë jetë e shkuar jetës.

E di që ti mund të prishësh buzët e të thuash: ku jeta e ku ëndrra, ngopet njeriu me lugë bosh? Dhe mund të kesh të drejtë, por jeta do mbetej shumë më e shkurtër dhe shumë më e shpëlarë, nëse do t’i hiqnim ëndrrat e gjumit dhe ëndrrat me sy hapur.

Lum ai që nuk përjashton mbi aksin ‘këtë po, këtë jo’. Por përjeton e shijon gjithçka dhe, kur vjen koha, ikën jo i ngopur po i vetëpërmbushur.

(Nga cikli ‘Kioska e këshillave’)

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: E MOSHUARA E NGRIRË, KJO ËSHTË JETA SHQIPTARÇE

Një 66-vjeçare ngriu nga të ftohtit në një fshat të Fierit. Vdekja erdhi nga temperaturat e ulëta, por jetesa e saj ka qenë edhe më e acartë, kallkan e shkuar kallkanit.

Megjithëse e sëmurë nga zemra dhe tensioni, mblidhte e shiste kanoçe. Prej 10 ditësh i kishin ndërprerë energjinë, ngaqë nuk kishte mundësi ta paguante.

Shteti vigjilent sa s’ka, tak-fak i preu dritat, pa pyetur se ku jetonte. Si e mbante frymën gjallë, ç’mund të ndodhte me të në netë si këto të fundit, kur temperatura bien disa gradë nën zero.

Çepajev Gjokutaj
Çapajev Gjokutaj

Shteti është gjë e madhe, nuk merret me vogëlima të tilla. As shteti e as komuniteti. E gjetën të ngrirë tri ditë pasi kishte vdekur.

Mbrëmë televizioni jepte pamje nga brendësia e shtëpisë barakë ku jetonte e ndjera. Varfëri këlthitëse. Mes rrangullave, afër stromës rrinte e priste një qenush i vogël e i bukur…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU