Nga: Çapajev Gjokutaj
Ia dha gurit dhe e çau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe ky s’u dha.
Jo se njeriu ishte më i fortë, mishi dhe kockat janë kueku më të dobëta, por se njeriu kishte aftësinë të shpikte e të trillonte, të bënte shkencë e të krijonte art e fe.
Ndaje grurin nga egjra, do hidhej Lilua, shih shkencën e leri trillimet me fera e xhixhilera. Kush ua pa hairin trillimeve e gënjeshtrave!?
E megjithatë pa artin e fetë thesaret e njerëzimit do ishin shumë më modeste, kurse përparimi moral dhe ai shpirtëror do çapiteshin me ritëm çalamani.
Njeriu ka nevojë për të vërteta e përralla, tha poeti.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇAPAJEV GJOKUTAJ: PO HARROJNË VETËM NJË GJË… NUK JEMI NË FILLIM TË VITEVE ’90
Mali është i lartë, fiku i ëmbël, topi i rrumbullaktë, lepuri frikacak, kurse politika shqiptare – konfliktuale. Kjo është vetia e parë që të vjen në mend.
Konfliktualiteti karakterizon politikën edhe në vende me demokraci të maturuar. Por, ka një ndryshim: atje politika bëhet konfliktuale kryesisht gjatë fushatave elektorale. Kohën tjetër punojnë. Këtu kemi muharrebé non stop.
Duhej te ishte e kundërta. Atje forcat e mëdha politike kanë programe të ndryshme, shpesh të kundërta për ekonominë, taksat, privatizimet, sigurimet shqërore etj. etj.
Tek ne këto lloj programesh janë përcaktuar nga institucione ndérkombtare si FMN etj, rrjedhimisht në thelb janë të njëjta si për gjasme të majtët ashtu edhe për kapso të djathtët.
Atëhere nga buron ky konfliktualitet? Ku t’ia gjejmë rrënjët?
Mentalitet folklorik? Shndërrohen tak-fak nga njerëz të thjeshtë në politikanë, deputetë, ministra e më lart. Dhe u ngjan vetja si Muji e Halili. Gati për beleg. Yxhym!
Vraga të thella të mentalitetit totalitar? Nuk e njohin konkurrencën, por vetëm luftën. Kundërshtari shfaroset simbolikisht ose, në pamundësi, baltoset.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU