Është mbajtur së fundmi ceremonia e shpalljes së fituesve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Kjo ditë kulmoi dhe me 124-vjetorin e lindjes së poetit të madh Lasgush Poradeci. Mes mijëra titujsh juria e kryesuar nga akademik Mehmet Kraja dhe anëtarë: Saverina Pashaj, Aida Tuci, Shezai Rrokaj, Mimoza Hysa ka vlerësuar prurjet në disa zhanre duke shpallur fitues Stefan Çapaliku me librin “Një engjëll veshë me frak” si romani më i mirë i vitit”.
Olimbi Velaj me librin “Lumturia e të tjerëve” fiton çmimin “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”, Xhemal Lloshi fiton çmimin “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit”. Behar Jacaj me librin “Hoteli përbri Kishës” fiton Çmimin “Vëllimi më i mirë me tregime”. Mira Meksi me “Vjeshta e patriarkut” fiton Çmimin si “Përkthimi më i mirë”. Ndërkaq autorja Edi Gogo fiton Çmimin “Libri më i mirë për fëmijë”
Të pranishëm në këtë eveniment ishin ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, shkrimtarë, përkthyes dhe botues.
Ministrja Margariti përmes një statusi dhe disa fotografive në rrjetet sociale deklaroi se në përmbyllje të një viti me ngjarje të mëdha kulturore festuan ndarjen e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022.
ObserverKult
Lexo edhe:
ZBULOHET MOZAIKU 2300 VJEÇAR, JA PSE PO KONSIDEROHET KAQ I VLEFSHËM (VIDEO)
Gjatë gërmimeve arkeologjike në kodrën Palatine në Romë, pranë Forumit, u zbulua një mozaik në një vilë aristokratike, që besohet të jetë rreth 2300 vjeçare.
Alfonsina Russo, kreu i Parkut Arkeologjik të Koloseut, i cili është përgjegjës për vendndodhjen Palatine, tha se ajo që e bën këtë zbulim të pakrahasueshëm nuk është vetëm ruajtja e mahnitshme e mozaikëve.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SKËNDER RUSI: NUK DI PSE TY, AJO, AQ SHUMË TË NGJANTE…
Poezi nga Skënder Rusi
I bëja natës ftesë, për një kafe,
Se më pëlqente,
por edhe më duhej!
Në ora një, kur gjumi sytë hapte,
Përballë meje, ajo vinte, ulej!
Vetëm flokët i kishte prej nate,
Se trupi, krejt, asaj i farfurinte!
Sa herë e prekja, për çudi, me zjarrthe,
Më mbushej prej asaj dhe dora ime!
Nuk di pse ty, ajo, aq shumë të ngjante,
Ty, që prej meje, tashmë, ishe e ikur!
Ajo si ti lexonte dhe filxhanet,
Si ti, me gjarpërinj, më shihte lidhur!
Poezinë e plotë mund ta lexoni
ObserverKult