Ndahet nga jeta autori i këngës së njohur “Në një portokalle moj”

Ndahet nga jeta Fabit Beqiri

“Në një portokalle moj”

Në një portokalle moj
të ndala unë ty
lulet e limonit moj
të binin në sy

Ngrije kokën lartë moj
se më dogji malli
bjente gusha jote moj
aromë portokalli…

Këto janë disa nga vargjet e këngës së njohur vlonjate që është kënduar për vite me radhë dhe të cilat mbeten të paharruara për të gjithë ne.

Autori i saj, regjisori Fabit Beqiri është ndarë dje nga jeta. 

Gazetari Enrik Mehmeti tregon dhe domethënien e këtyre vargjeve të bukura, siç i ka rrëfyer atij vetë Fabit Beqiri. 

“Rrugët e Vlorës kanë qenë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, kjo ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën dashuri”, i ka rrëfyer Bitja, siç e njihnin në Vlorë. /gazeta-shqip.com

_____________________

Lexo edhe:

MËSOHET, JA SHKAKU QË IA MORI JETËN BETTY WHITET

Shkaku i vdekjes së Betty White është konfirmuar. “NBC News” mori një kopje të certifikatës së vdekjes së White, e cila rendit një aksident cerebrovaskular si shkakun e menjëhershëm të vdekjes së saj.

Një aksident cerebrovaskular, i cili është një term mjekësor për një goditje në tru, ndodhë kur rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet, sipas Johns Hopkins Medicine. Kur furnizimi me gjak ndalet, qelizat e trurit fillojnë të vdesin dhe truri humbet funksionin.

Sipas certifikatës së vdekjes, ylli i “The Golden Girls” pësoi një goditje në tru gjashtë ditë para vdekjes së saj më 31 dhjetor në moshën 99-vjeçare, transmeton ‘lapsi.al’.

“Më thanë se Betty kaloi në gjumë të qetë pa dhimbje”, tha agjenti dhe shoku i ngushtë i White, Jeff Witjas në një deklaratë të dhënë për NBC News. “Për mua, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më ngushëllon si miku i saj. Çdo gjë tjetër është private për…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult