Carlos Ruiz Zafón, autori i ‘Hija e erës’, ka vdekur në moshën 55 vjeçare

Shkrimtari për të cilin thuhet se është autori më i lexuar spanjoll që nga Servantesi, ishte diagnostifikuar me kancer.

The Guardian

Carlos Ruiz Zafón, autori spanjoll i romaneve më të shitura ndërkombëtarisht, përfshirë ‘Hija e erës’, ka vdekur në moshën 55 vjeçare.
Romansieri, i cili përshkruhej shpesh si autori spanjoll më i lexuar që nga Cervantes, vdiq të premten në shtëpinë e tij në Los Angeles, njoftoi botuesi i tij ‘Planeta’.
Sipas raportimit të mediave në gjuhën spanjolle, Ruiz Zafón kishte vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë përgjatë dy viteve te fundit.
Duke e quajtur atë “një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë”, ‘Planeta’ citoi nga libri i tij më i famshëm “Hija e erës”, një triller letrar për një bibliotekë me tituj të paqartë: “Secili libër, çdo vëllim që shihni këtu, ka një shpirt. Shpirti i personit që e shkroi atë dhe i atyre që e lexuan, jetuan dhe ëndërruan me të. “
Pedro Sánchez, kryeministri spanjoll, ka shkruar ne Twitter: “Ne kemi humbur një nga shkrimtarët spanjollë më të lexuar dhe më të admiruar në botë. Carlos Ruiz Zafón, shkrimtari kryesor i epokës sonë qe dha një kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkekohore. “
Autori i tetë romaneve, duke përfshirë “Loja e Engjëllit’ dhe ‘Labirinthet e shpirtit’, u përkthye në më shumë se 40 gjuhë, dhe i kishin sjellë atij çmime të shumta.
Librat e tij janë shitur në më shumë se 38 milion kopje në të gjithë botën.
Botuesi i tij në gjuhën angleze ‘Weidenfeld & Nicolson’ tha se ishte shumë i trishtuar kur dëgjoi për vdekjen e Carlos dhe për këtë humbje i dërgoi ngushëllimet më të përzemërta familjes së tij”.
“Weidenfeld & Nicolson është shumë krenar që ka botuar një shkrimtar kaq mjeshtëror, tregimet e të cilit sollën gëzim për miliona lexues dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe kënaqin edhe brezat e ardhshëm,” tha botuesi Jenny Lord./Përgatiti:F.Spahija
ObserverKult