Cathleen Schine: Letër dashurie…

Cathleen Schine
Gina Ferazzi / Los Angeles Times

“Letër dashurie” nga Cathleen Schine

…si bie në dashuri?
Rëshqet? Pengohesh, humbet baraspeshën dhe bie mbi trotuar, gërvish njërin gju, gërvish zemrën? Rrëzohesh në tokë, mbi gurë? Apo është si të mbetesh përgjithmonë pezull në skajin e një honi? E di që të dua kur të shoh. E di kur ndjej dëshirën të të shoh. Asnjë muskul nuk lëviz. Asnjë fllad nuk i përkund gjethet. Ajri ndalet. Fillova të të dua pa hedhur as edhe një hap të vetëm. Madje, as edhe një pulitje qerpikësh. As që e di kur filloi. Po digjem. Është shumë e rëndomë për ty? Jo… dhe e di. Do ta shohësh. Është ajo që ndodh, ajo që ka rëndësi.
Po digjem. Nuk ha. Harroj të ha, më duket budallallëk të ha, diçka pa kuptim. Nuk i jap rëndësi. Nuk i kushtoj vëmendje asgjëje. Mendimet e mia vërshojnë të tërbuara si një shtëpi plot vëllezër lidhur prej gjakut, që shqyehen në një gjakmarrje.


“Po bie në dashuri.”
“Zgjedhje e trashë tipike.”
“E megjithatë… dashuria më torturon si një dhembje.”
“Vazhdo kështu, çoje në djall jetën tënde! Është e gabuar dhe ti e di mirë. Zgjohu! Vështroji gjërat në fytyrë!”
“Ka vetëm një fytyrë, e vetmja që shoh, kur fle dhe kur nuk mund të fle.”


Këtë natë e hodha librin nga dritarja. Provova të të harroj. Ti nuk bën për mua, e di, por ajo çfarë mendoj nuk më intereson më, nëse nuk mendoj për ty. Kur jam krah teje, ballë teje, ndjej flokët e tu, që më prekin faqen edhe nëse nuk është reale. Ndonjëherë, shoh edhe më tej. Pastaj të shoh sërish. Kur zgjidh këpucët, kur qëroj një vezë, kur ngas makinën, kur çdo natë shkoj të fle pa ty, unë mbetem kështu si përherë.

Ujdisi në shqip: Rielna Paja

ObserverKult

Lexo edhe:

ANNA MAGNANI: MERRMËNI GJITHÇKA, POR JO DASHURINË!