“Çdo gjë bashkë të dy e ndajmë”, kënga e paharruar nga Parashqevi Simaku (teksti dhe video)

Në vitet e ’80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.

E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.

Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura “Çdo gjë bashkë të dy e ndajmë” e kënduar nga Parashqevi Simaku:

Kemi ecur bashkë ne të dy
nëpër vite krahë për krahë
nuk e patëm lehtë kurdoherë
çdo gjë bashkë të dy e ndajmë.

Para teje ndal vështrimi im
Dashuri për ty unë ndiej
vitet ikin, ikin dhe të tjera vijnë
prapë i ri për mua je.

Zemra-zemrës kur i flet
mijëra fjalë janë aty
dashuria kur është e thjeshtë
ajo vetëm sjell lumturi.

Krahë për krahë ne përsëri
do të ecim pa mbarim
gjithmonë veten ndiej me të re
kur me mua je shoku im.

E përgatiti: A.S./ ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

Parashqevi Simaku: Eja më kërko… (teksti dhe kënga)

Ti çdo çast thua se më do,
po të them një fjalë jo se s’të besoj
Por dashuria e vërtetë
nji dashuri njihet veç në jetë
Në më do sa të dua unë
eja më kërko
Me kërko aty ku jeta ndrin më shumë
se aty jam unë
Nga zemra ime si burim
rrjedh veç gezim veç gëzim…

Tekstin e plotë dhe këngën e gjeni KËTU