Çdo rrudhë imja është një rrahje e zemrës sime…

Kam rrudha.
Pashë veten në pasqyrë dhe zbulova se kam shumë rrudha rreth syve, rreth gojës dhe në ballë.
Kam rrudha sepse kam pasur miq dhe kemi qeshur shumë, aq shumë sa na kanë dalë lot prej sysh.
Kam njohur dashurinë dhe kam shtydhur nga sytë gëzimin.

Kam rrudha sepse kam pasur fëmijë dhe jam kujdesur për ta që nga ngjizja dhe kam qeshur sa herë që zbulonin diçka të re dhe kam kaluar netë të tëra duke i tundur.
Dhe pastaj kam qarë. Kam qarë për njerëzit që kam dashur dhe për njerëzit që janë larguar për pak kohë ose përgjithmonë pa e ditur arsyen.

Kam qëndruar zgjuar dhe kam kaluar orë tëra pa gjumë për projekte që kanë shkuar mirë apo për projekte që kanë shkuar për dreq, për projekte që nuk filluan kurrë, për temperaturën e fëmijëve, për të lexuar një libër.

Kam parë vende të mrekullueshme që më kanë lënë me gojë hapur dhe kam parë vende të vjetra dhe antike ku jam mallëngjyer.

Pas çdo brazde të fytyrës sime dhe të trupit tim fshihet historia ime, emocionet që kam përjetuar, bukuria ime e brendshme dhe nëse do t’i hiqja këto rrudha, do tē zhdukja vetveten.

Çdo rrudhë është një anekdotë e jetës sime, një rrahje e zemrës sime, është albumi fotografik i kujtimeve të mia më të rëndësishme.

(Web)

Përktheu: Elona Caslli


Lexo edhe:

ELONA CASLLI: NËNA SHKOI… BASHKË ME TË SHKUAN DHE VITET..