Çedo Jakimovski: Kthimi i Euridikës sime


O hapa të verbër nëpër rrugë t’errta mbartë
shi i ngurtë e bimë e çuditshme më deh’
Ti flije në gurë edhe e zezë edhe e artë
një gjarpër i rrallë t’ruan e ti n’gjumë shkreh’.

Që ta zgjoj gurin me dhëmbë e grimcova
Tri netë terrin me sytë e mi e ndeza
Në shkëlqim e humba O a harrova
të të zgjo. Deti helmi piva dy herëza.

Dhe u nisa kah drita marrëzisht, me tmerr
agonte pas meje t’kisha atje t’di a je
sytë i gropova dhe për çudi një vrer’,
Fatalisht s’u ktheva si i marri Orfe.

Tringjallur t’ktheva nga ky ferr qyteti
dhe yjeve t’ftohta u rrëfeva ç’është dashuria
i ri u nisa i djegur ktheva i ri pas rrëmeti
ty të gjeta, veten humba, m’rrëmbeu vetmia.

Përktheu: Teki Dervishi

ObserverKult