Çehov: Kur nuk ka më shpresë, jetohet me kujtime…

Anton Çehov lindi më 17 janar të vitit 1860 në portin Taganrog të Detit të Zi. Gjyshi i tij kishte qenë bujkrob, ndërsa i ati ishte martuar me të bijën e një tregtari dhe ishte vendosur në Taganrog, ku gjatë viteve të djalërisë së Antonit, ai do përpiqej me vështirësi të mbante një tregti të pasuksesshme dhe të vogël në fushën e pajisjeve.

Të riut Çehov, shpejt i është ngulitur në kokë, mundimi i madh i familjes për të jetuar, varfëria që e kishte pllakosur dhe ndaj ai do flasë me shumë keqardhje në vitet e para për fëmijërinë e tij dhe punën e rëndë.

Por, ndërkohë- ai ishte një qenie e bindur dhe një natyrë e mirë dhe punonte plot gaz në lokalin e të atit, duke parë nga afër përtacët e shumtë, që mblidheshin aty dhe rrëfenin histori tallëse, që ai pas kësaj në mëngjes do t’i pëshpëriste në klasë duke marrë të qeshurat e shokëve të tij. Shumë ishin gjërat e ndaluara, të cilat ai i ngjalli nga puna e tij në letërsi, që duhet thënë se më vonë do ishin të pakorrigjueshme.

Kur Çehovi ishte rreth katërmbëdhjetë vjeç, i ati lëvizi bashkë me pjesën tjetër të familjes në Moskë, duke e lënë Antonin në Taganrog. Tashti ndodhi që tani ai krejt i liruar nga punët në dyqan, filloi të përparonte në shkollë në mënyrë shumë të dukshme. Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare shkroi një tragjedi të gjatë, e cila u prish menjëherë pas shkrimit, por ku ai tregoi flakët e mençurisë, që shpejt do ta përpinin drejt gjenisë.

Tregimi i tij i parë u shfaq në shtypin moskovit aty nga viti 1880 dhe pas disa vështirësish ai arriti që të sigurojë një pozicion të përhershëm, i cili e bëri që t’i botoheshin shkrimet në disa periodikë të vegjël, për të cilat gjatë viteve si student, derdhi me sukses disa tregime me radhë dhe skica mbi jetën e Rusisë me një shpejtësi gati të pabesueshme.

Historitë e tij, megjithëse shpesh bazoheshin në tema thellësisht tragjike, janë të depërtuar nga drita dhe satira e hollë që i kanë dhënë atij në këtë kohë- reputacionin e një humoristi të madh. Por, megjithëkëtë, në personin e Çehovit nuk kishte kurrë buzëqeshje në buzë, ajo ishte thjesht një nënqeshje dhe kënaqësia e tij që shpesh fshinte vuajtje, jo rrallë sillte edhe të qeshurën e tij që shpërthente deri në lot.

Ky gjeni, që në të njëjtën kohë ishte kaq delikat dhe origjinal në fillim u bë subjekt i kritikave të ashpra, të cilat Çehovi i ndjeu mprehtë dhe ndaj përshkrimi i Trigorin në lidhje me “Pulëbardhën” që lidhet me gjyqet e një autori të ri, duhet sqaruar se është vetë një vajtim i Çehovit mbi vetë fatin e tij.

Ai mbeti një armik pasionant i të gjitha gënjeshtrave dhe shtypjeve, të cilat edhe i kumtoi në shkrimet e tij të hershme dhe me protestën kundër konvencioneve dhe ligjeve, që ai pas kësaj i vendosi në përgjigjen e Treplieff tek Sorin në pjesën “Pulëbardha” me fjalët: “Le të kemi forma të reja, apo asgjë tjetër”.

ObserverKult në vazhdim ua sjell disa thënie të shkrimtarit Anton Çehovit:

Nga idiotët, më mirë të vuaj sesa të marr lëvdata.

Për njerëzit është më e lehtë të dhurojnë zemrën se portofolin.

Kur njerëzit janë të lumtur, s’u prish punë në është verë apo dimër.

Zilia të verbon.

Kur nuk ka më shpresë, jetohet me kujtime. Më mirë kaq se asgjë.

Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni.

Njeriu i marrë e pret të mirën apo të keqen nga të tjerët, ndërsa njeriu me mend e pret nga vetja e tij.

Pusho së ankuari dhe dhimbja do të zhduket.

Nderin nuk ta heq dot kush, por mund ta humbasësh vetë.

Lumturia është një shpërblim që i jepet atij që s’e ka kërkuar.

Ndjesia që provojmë kur jemi të dashuruar ndoshta është gjendja jonë normale. Dashurimi i tregon njeriut se si duhet të jetë gjithmonë.

Çmoje veten më tepër. Mendojnë të tjerët të ta ulin çmimin.

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

AGATHA CHRISTIE: MOS E THUAJ ASNJËHERË GJITHÇKA QË DI, AS PERSONIT QË E NJEH MË MIRË