Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një telegram ngushëllimi i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit të shquar, Adem Gashi.
Sipas ministrit Çeku, ikja nga kjo jetë e shkrimtarit Gashi do të lërë mungesë në krijimtarinë letrare. Por, veprimtaria e tij artistike e lënë si trashëgimi do të mbetet referencë për brezat e ardhshëm.
“Shkrimtarin Adem Gashi do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri modest, atdhedashës e punëtor të zellshëm, i cili vazhdimisht ka krijuar vepra të cilat edhe u shndërruan në himne këngësh që me ëndje i kemi dëgjuar dhe do t’i dëgjojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë ministri Çeku.
Me ndarjen e tij nga jeta, jo vetëm letërsia shqipe, por e gjithë bota letrare ka humbur një prej figurave emblematike dhe frymëzuese.
Gashi i cili është autor i 22 librave (romane, eseistikë, tregime e poezi) e po ashtu edhe i qindra teksteve të këngëve, ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 70 vjeçare.
ObserverKult
————
Lexo edhe:
ILIR SHAQIRI: U NDA NGA JETA GJENERAL POETI ADEM GASHI! LAMTUMIRË, MIK I SHTRENJTË!
Në moshën 70 vjeçare është ndarë sot nga jeta shkrimtari Adem Gashi, duke lënë të pikëlluar miqtë, dashamirët, lexuesit dhe gjithë ata që e kanë njohur.
Lajmi për vdekjen e shkrimtarit Adem Gashi ishte i trishtueshëm për këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri i cili për disa vite me radhë bashkëpunoi me të.
I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSH-së, gjatë kohës së Luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LAMTUMIRË, MAESTRO! NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI ADEM GASHI
Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare shkrimtari i njohur Adem Gashi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.
Adem Gashi ka lindur në Nekoc të Drenasit më 1953. Ka studiuar për Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ka punuar si mësimdhënës në vendlindje. Nga viti 1977 e deri në 1990 në Radiotelevizionin e Prishtinës e pas lufte në RTK. Ka qenë edhe drejtor i Zyrës për komunikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult