Çelet ekspozita me mozaikë në Shkodër, prezantohen 50 punimet e realizuara me gurë zalli

Ekspozita nis nga portreti ku gurëzit e ngjyrave të ndryshme bëjnë mozaikun dhe nxjerrin në pah hijeshinë por edhe mjeshtërinë e artistit, për të vijuar më pas me personazhet mitike si Rozafa…

Myftar Cubi hapi ekspozitën e tij personale me mozaik ne Galerinë e Arteve Shkodër. Vetë artisti shumë dimensional shprehet se ka kënaqësi që hapi këtë ekspozitë në Shkodër që për të është shumë e veçantë.

Vjollca Cubi shprehet se marrja me menaxhimin e artit i ka sjellë kënaqësi të madhe më shumë se sa çdo lloj menaxhimi tjetër.

Punimet në mozaik të piktorit Myftar Cubi të ekspozuara në Galerinë e Arteve të Shkodrës janë një sërë portretesh të personazheve të ndryshme nga ato historike, të gazetarisë, e deri tek nudot.

Mjeshtëria e përdorur është unike për nga guximi që të eksperimentohet në këtë zhanër./abcnews.al

LEXO EDHE: “E pashmangshme”, ekspozita më e re nga artisti Robert Aliaj Dragot