Nisur nga pyetje e pak ditëve më parë, po japim përgjigjen e saktë!
Atëherë, shkruhen me “e” (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj).
Gjithashtu, shkruhen me “e” fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit.
Dhe kemi: shemb, cenoj, (më) dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femërore, gjemb, gjembaç, e premte, rremb, shembull, shembullor, i, pashembullt, shemër, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj, argjend, argjendar, brenda, i brendshëm, cen, çmend, (i, e) çmendur,
dend, (i, e) dendur, deng, dhen, end, gjendje, kuvend, kuvendoj, mend, mendje, mendoj, mendim, përmend, përmendore, parmendë, pendë, qendër, qendror, (kam) qenë, qenie, qenësi, qengj, shpend, tendë, vend, vendës, vendos, vendim, zëvendës, zëvendësoj, e enjte, gështenjë, ndenja etj.
Përgatiti S. Agolli
Lexo edhe:
“NJËFARË APO NJË FARË? ÇFARË APO Ç’FARË”?… GABIMET QË I BËJNË DISA GJATË SHKRIMIT TË KËTYRE PËREMRAVE
“Njëfarë apo një farë? Çfarë apo ç’farë”… Pse i shkruajmë gabim këta përemra?
Gjatë punës sime kam vënë re, se këta dy përemra në 80% të rasteve shkruhen GABIM! P.sh., përemri i pacaktuar “njëfarë” shkruhet ndaras dhe jo bashkë.
KUJDES, ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur. Shkruhet ndaras vetëm për emrin “farë” me një numëror përpara. P.sh.: një farë misri, dy fara misri etj.
Pra, dallimi është shumë i qartë. Kur është emër me numëror para shkruhet ndaras, ndërsa kur është përemër shkruhet GJITHMONË bashkë.
I njëjti gabim ndodh edhe me përemrin pyetës “Çfarë?”. Sa e sa herë e hasim me apostrof “Ç’farë?”!
Tekstin e plotë e gjeni KËTU