Censura e opinionit publik më e gjerë se ajo e diktaturës? Ja çka thotë për këtë Rita Petro…

rita petro

Edhe pse njihet si një poete moskokëçarëse dhe mjaftueshëm rebele për të përballuar “sulme” të shumëllojshe, Rita Petro ka rrëfyer në Quo Vadis se e ka ndjerë censurën në profesionin e saj, vetëm për faktin se është grua.

Përballë moderatores Pranvera Borakaj, Rita tha se kohët kanë ndryshuar tani dhe ka gjithnjë e më shumë gra nobeliste.

Rita Petro: Unë spikas dhe bëhet një zhurmë e madhe në 2015, 2016, 2017 kur ne jemi tamam në kohën e demokracisë. Kanë kaluar 15 vjet.

Kjo ka lidhje pastaj me autocensurën e artistit. Pra në qoftë se dikur ishte censura shtetërore dhe nuk të lejonte, disa poetë u burgosën, u vranë edhe çfarë nuk ndodhi…si rasti i poetit Visar Zhiti ose poetët të cilët edhe i kanë pushkatuar. Ose edhe artistë të tjerë, festivali famëkeq i 11-të që disa edhe u burgosën…mirëpo në këto situata ti pas ’90 thua ne jemi të lirë të shprehemi. Atëherë është censura e opinionit publik.

Kjo nuk është vetëm te ne. Kjo ndodh në gjithë botën dhe sidomos në letërsinë e grave, sidomos në letërsi ku filluan të shquhen edhe shkrimtaret femra.

Nuk kanë kaluar shumë vite ku ne për shekuj të tërë e gjejmë femrën vetëm si personazh dhe në shekuj të tërë kanë qenë vetëm autorë që kanë shkruar për gratë.

Mund të ketë një shekull, dhe sidomos në botën e qytetëruar kur gruaja dallohet edhe si shkrimtare. Sot po bëhen nobeliste më shumë shkrimtare gra të cilat si duket po marrin dhe hakun e gjithë atyre shkrimtareve të tjera.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /vizionplus.tv

ObserverKult


rita petro

Lexo edhe:

“A DO VISH I DASHUR?”, POEZI NGA RITA PETRO

o vish të shkasim
Në qetësinë e natës
Në lumin e zi
Që të çon te shpella
Ku jeton kuçedra?

Ajo është me barrë
Dhe do pjellë
Shtatë kuçedra të vogla
Që ushqehen me flakëza dashurie
Nga shtatë gojët e mëmës.

A do vish i dashur?
Ajo na pret.
Thotë se qyteti
Do mbetet pa ujë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult