Çernobili synon të bëhet pjesë e UNESCO-s

Një stacion bërthamor, i rrethuar nga djerrina, rrënoja dhe ndërtesa të braktisura, nuk është ajo çka mendojnë njerëzit për t’u bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Por është pikërisht kjo që ka në mendje Ukraina për Çernobilin. Me shpresën se kjo do të sjellë më shumë fonde dhe turistë, autoritetet e qeverisë kanë filluar një proces.

Nëpërmjet tij ata mund të aplikojnë në Organin Kulturor, Shkencor dhe Arsimor të Kombeve të Bashkuara për mbrojtje.

Më 26 prill, ish-republika Sovjetike shënon 35-vjetorin e katastrofës bërthamore të Çernobilit në 1986. Kur një reaktor në fabrikë, i vendosur rreth 108 km në veri të kryeqytetit Kiev, shpërtheu gjatë një pakujdesie në provën e sigurisë.

Rezultati ishte aksidenti më i keq bërthamor në botë, që dërgoi re rrezatimi në pjesën më të madhe të Evropës, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuoheshin.

Tridhjetë e një punëtorë të fabrikës dhe zjarrfikësit vdiqën

Tridhjetë e një punëtorë të fabrikës dhe zjarrfikësit vdiqën menjëherë pas katastrofës, kryesisht nga sëmundja akute e rrezatimit. Mijëra të tjerë më vonë iu nënshtruan sëmundjeve të lidhura me rrezatimin si kanceri, megjithëse numri i përgjithshëm i vdekjeve dhe efektet shëndetësore afatgjata mbeten një temë intensive debati.

“Ne besojmë se vendosja e Çernobilit në listën e trashëgimisë së UNESCO-s është një hap i parë dhe i rëndësishëm, drejt një vendi të shkëlqyeshëm si destinacion unik me interes për të gjithë njerëzit”, tha ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko.

“Rëndësia e zonës së Çernobilit qëndron përtej kufijve të Ukrainës, nuk ka të bëjë vetëm me përkujtimin, por edhe me historinë dhe të drejtat e njerëzve”, tha ai për Reuters, transmeton ‘koha.mk’.

Para se të dërgonte një kërkesë në KB, sipas ministrit, vendet që kërkonin mbrojtjen e UNESCO-s duhej të përfshiheshin në një listë kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Shkretëtirë ndërtesash të zbrazëta, terrenesh dhe rrënojash

Tkachenko tha se Ministria e tij kohët e fundit vendosi të përfshinte në listë një radar të madh ushtarak të ndërtuar pranë qytetit të Çernobilit në vitet ‘70. Po diskutohet gjithashtu për zgjerimin e kësaj në të gjithë Zonën e Përjashtimit të Çernobilit.

Pjesa më e madhe e zonës përreth impiantit bërthamor të braktisur është një shkretëtirë ndërtesash të zbrazëta, terrenesh dhe rrënojash. Të gjitha ndërtesat në Pripyat, një qytet fantazmë, që dikur ishte shtëpia e 50 mijë njerëzve që kryesisht punonin në fabrikë, kanë nevojë për riparime.

Tkachenko tha se ai shpresonte që Çernobili, i cili tashmë ishte bërë një vend i njohur për turistët aventurierë para se pandemia e koronavirusit të parandalonte shumicën e udhëtimeve ndërkombëtare, do të mbushej përsëri dhe do të fillonte të joshte përsëri vizitorët.

Në 2019, “Çernobili”, prodhim i HBO-së, ishte arsyeja prapa shtimit të numrit të vizitorëve në termocentralin dhe afër Pripyat-it, me 120 mijë njerëz që vizituan zonën.

LEXO EDHE: Pema e Krishtlindjes vendoset në “qytetin fantazmë” të Çernobilit – për herë të parë pas katastrofës