Kadri Roshi: E mira na mbulohet në varr me kockat, e keqja mbahet mend!

kadri roshi

Kadri Roshi “Nderi i Kombit”, pak para se të ndahej nga kjo botë la një mesazh rrëqethës, por shumë domethënës…

“Njeriu ka nevojë për njeriun. Edhe kafsha thonë, kur plagoset kafsha tjetër shkon i lëpin plagën që t’i shërohet.

Po njeriu ç’duhet të bëjë për njeriun? Si thotë Shekspiri, njeriu çfarë vepre është njeriu? Sa bujar nga arsyeja, i pakufishëm nga zotësia, nga shtati dhe nga lëvizjet, sa i hijshëm dhe sa i çuditshëm …

Ç’është të duash një njeri? Asgjë s’të kushton. Jemi mysafirë, të tërë do të ikim, por prapë e keqja që bën çdo njeri mbetet. E mira i mbulohet shpesh në varr me kockat…”

kadri roshi

—–

Kadri Roshi, ylli i kinematografisë dhe skenës shqiptare lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës. E ëma u nda nga jeta kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.
Përfundoi specializimin në Pragë në vitin 1951. Ai e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor që në moshën 21-vjeçare duke qenë edhe një ndër krijuesit e këtij teatri.
Që nga ajo kohë ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi.
Nga shumëkush është konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qenë një aktor brilant me një talent të lindur.
Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999.
Emri i Kadri Roshit do të kujtohet gjithnjë si kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai luajti role dhe figura të spikatura, që nuk do të harrohen kurrë.

ObserverKult


Lexo edhe:

KY ISHTE SHKRIMI I FUNDIT I MOIKOM ZEQOS