Çfarë do të ndodh me Alec Baldwin, flet policia

Zyrtarë policorë në Santa Fe kanë deklaruar se është ende herët që të ngrihen akuza në lidhje me vrasjen aksidentale të drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve për filmin “Rust”.

Policia e Shtetit ku po zhvilloheshin xhirimet e filmit, ka mbajtur të mërkurën një konferencë për media. Ku ka folur lidhur me ngjarjen tragjike të disa ditëve më parë, në xhirimet që po kryheshin në New Mexico.

“Mendoj se faktet janë të qarta, një armë po mbahej nga Alec Baldwin. Arma ishte funksionale dhe gjuajti duke lënë të vrarë Huchinsin, dhe të plagosur Souzan”, ka thënë sherifi i Qarkut, Adam Mendoza, transmeton ‘lapsi.al’.

Ai ka thënë se mbetet e paqartë se përse kishte edhe municion tjetër në setin e xhirimit. Duke thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte.

“Tani për tani do ta përcaktojmë se përse ato ishin aty. Sepse nuk do të duhej të ishin”, ka thënë Mendoza.

Ai tha se autoritetet kanë gjetur rreth 600 prova në lidhje me hetimin. Duke përfshirë tre armë zjarri dhe 500 fishekë municionesh.

“Natyrisht, mendoj se industria ka pasur një rekord kohët e fundit sa i përket të qenit i sigurt. Mendoj se kishte pak vetëkënaqësi në këtë grup dhe mendoj se ka disa çështje sigurie. Që duhen adresuar nga industria dhe ndoshta nga shteti i New Mexicos”, ka shtuar Mendoza.

Sipas tij, dy persona të tjerë e kanë mbajtur armën që la të vdekur Hutchinsin, para se atë ta mbante Alec Baldwin.

———————————————————-

LEXO EDHE: VRAU NJË PERSON DHE PLAGOSI NJË TJETËR: AKTORI I NJOHUR TREGON VENDIMIN QË KA MARRË

Ngjarja e rëndë që tronditi Hollywood-in pak ditë më parë, ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht një person dhe plagosi një tjetër në xhirimet e filmit “Rust”, ka bërë që aktori të marrë një vendim drastik për sa i përket karrierës së tij….

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU