Çfarë domethënë “Ok boomer”, fraza që ka pushtuar rrjetet sociale?

Ja cila është origjina e frazës, që ka pushtuar rrjete sociale në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Le të bëjmë një hap prapa në histori, në herën e parë fare kur është dëgjuar fraza “Ok boomer”. Na ishte një herë Luciferi, ëngjëlli rebel i parajsës, i cili nënjë moment ngriti krye dhe Zoti vendosi që t’i japë një mësim të mirë. Përballë qortimeve të babait të njerëzimit, Luciferi u përgjigj “Ok boomer”, që sot do të tingëllonte si: “Ok, sigurisht, posi jo!”

Ok boomer u bë më pas reagimi prindëror, që brezi i viteve nëntëdhjetë duhet të durojë nga ai i viteve ’40 dhe ’50. Shprehja më pas u bë meme në TikTok dhe në Twitter, dhe pasi përfundoi në New York Times, tani mund ta gjesh kudo.

Me pak fjalë, bëhet fjalë për një luftë të vërtetë dialektike, mes “gjyshërve” dhe “nipërve”, që përkthen limitin e komunikimit mes dy ndjeshmërive të kundërvëna njëra-tjetrës. Me sa duket në çdo fushë, kohët e fundit edhe sa i përket temës për më të mirën e planetit.

Brezat e rinj mendojnë se të moshuarit kanë shkatërruar Tokën, duke i lënë ata në prag të krizës ekonomike. Ndërkohë që, të moshuarit mendojnë se janë pikërisht këta të rinjtë përgjegjësit për mosmirënjohje. Eshtë një lexim sipërfaqësor nga të dyja palët, por që nxjerr fare mirë zbuluar luftën mes brezave, dhe që sot, me frazën nëpër dhëmbë, është bërë viral. / bota.al