Çfarë duhet bërë kur të tradhton një mik?

(Nga dikush që ka provuar tradhtinë e mikut)

Së pari: T’i japësh fund sa më parë një miqësie të rrezikshme dhe, në heshtje, ta falënderosh tradhtarin se, falë miqësisë së tij të rreme, njohe tradhtinë.
Së dyti: Fale atë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi një tradhti dhemb dhe do të dhemb më shumë, nëse e mban brenda vetes për një kohë të gjatë. Është si të kesh ngrënë diçka të helmët dhe duhet pastruar stomaku sa më parë, prandaj duhet ulur në tualet që të çlirohesh sa më shpejt të jetë e mundur.
Së treti: Duhet të gëzohesh, sepse ke shpëtuar nga një tradhtar.
Së katërti: Vazhdo jetën me miqtë e tjerë të mirë dhe të vërtetë./Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRKTHYESI DHE PËRKTHIMI, NGA BAJRAM KARABOLLI