Përkujtohet Haqif Mulliqi – E bija e tij: Po e përcjellim me duartrokitje në shfaqjen e tij të fundit

Bashkëpunëtorë, miq, familjarë e personalitete të ndryshme të enjten kanë përkujtuar jetën dhe veprën e profesorit, gazetarit e dramaturgut Haqif Mulliqi.

Hazir Haziri, dekan në Fakultetin e Arteve, tha se profesori Mulliqi punoi me përkushtim të pashoq dhe mbetet ndër pedagogët e rrallë të dramaturgjisë skenike.

“E nderuar familje Mulliqi, të nderuar kolegë gazetarë, studentë, dhe ju të pranishëm. Jemi mbledhur në këtë akademi përkujtimore për ta nderuar profesor Mulliqin. Profesori Mulliqi punoi me përkushtim të pashoq. Ai ishte ndër pedagogët e rrallë të dramaturgjisë skenike”.

“Profesor Mulliqi ishte emër që do të mbahet mend në artet dramatike. Duke kontribuar vazhdimisht në këtë fushë. Profesorin kisha fat ta njoh dhe e njoha siç e njohin njerëzit kalibrin e tij, përmes veprave të tij”, Haziri.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, u shprehi ngushëllime familjes e dashamirëve, për si cak thënë ai këtë humbej të madhe.

Sipas tij, Mulliqi do të mbetet një figurë e shquar në punën e universitetit.

“Më lejoni që në emër të UP-së dhe në emrin të shpreh ngushëllimet më te sinqerta me rastin e humbjes së tij. Profesori Mulliqi nisi rrugëtimin e tij duke u bërë pjesë e Fakultetit të Arteve duke lënë shembullin e një figure të shquar”.

“Profesori Mulliqi ka bërë vite të shumta puna në universitet dhe pothuajse një jetë të tërë në art. Përderisa ne e mbajmë mend figurën e flasim për suksese në fushën e artit, duhet ta themi me mburrje e krenari se kontribuuesi i këtij suksesi është profesori Mulliqi”.

E bija e tij, Getoarbë Mulliqi, tha se babai e la Kosovën për të cilën punoi shumë, duke pohuar se po e përcjellim me duartrokitje në shfaqjen e tij të fundit.

“Ai ishte burrë, baba, gjysh i pashoq. Shqiptar i madh. Babai e la Kosovën, për të cilën punoi shumë dhe e deshi shumë”.

“Unë sot babit do i them faleminderit dhe mirupafshim babë. Dua ta përcjell babin me duartrokitje në shfaqjen e tij të fundit. Ashtu siç veç ai e ka merituar”, tha ajo.

Mulliqi vdiq dy ditë më parë në moshën 63 vjeçare duke lënë pas një veprimtari të larmishme si dramaturg, gazetar e profesor. /EO

ObserverKult


haqif mulliqi

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA DRAMATURGU HAQIF MULLIQI

Profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Getoarbë Mulliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se për ceremoninë e varrimit do të japin detaje më vonë.

”Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë, ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar vajza e të ndjerit.

Mulliqi, profesor, dramaturg e gazetar, u lind në Pejë në vitin 1960.

Shkollën fillore, të mesmen si dhe studimet themelore, akademike, i mbaroi në Prishtinë. Studimet master mbi psikologjinë, me temën: Psikologjia e karaktereve në veprat ‘Hamleti’, ‘Magbethi’ dhe ‘ Mbreti Lir’ i mbaroi në Tiranë (2009).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult