Çfarë është më e dobishme se arti e letërsia?

Books HD


Javier Cercas


Oscar Wilde në vitin 1890, vit që shkroi dhe ¨Portretin e Dorian Grey¨, në parathënie kishte nënvizuar se: ¨Arti është i pavlefshëm¨. Kjo shprehje në fakt ishte shfaqje e dyfishtë e rebelimit, rebelim ndaj borgjezisë, rebelim ndaj nënshtrimit të artit tek feja, rebelim ndaj ideologjive, politikës. Fjalia e Wilde donte të shprehte me fuqi se arti duhet të jetë i pavarur, i vlefshëm pa nevojën e konfirmimit nga palët e treta.
Wilde ishte shumë i nevrikosur me sistemin utilitarist borgjez, aq shumë, sa ai e asfiksonte. Pas pothuaj një shekulli e gjysëm, provokimi i asokohe i Oscar Wilde është shëndrruar në dogmë, siç e vërteton gjithë bota e letërsisë, gjithmonë aq e bindur ndaj klisheve të vjetra të modernitetit, ose aq shurdhe ndaj ironive të tij.
Nëse shfarosim njëherë e mirë konceptin e borgjezisë së dobishme, na rezulton që letërsia e arti janë të dobishëm në fakt. Gjithmonë kështu ka qenë.
Horacio në librin e tij “Arti poetik”- pjesë e letërsisë prestigjioze pas poetikës së Aristotelit- shprehej se letërsia duhet të jetë e ¨ëmbël dhe e vlefshme¨. Letërsia para së gjithash është kënaqësi, ashtu si seksi, por njëkohësisht është dhe një formë njohjeje. Ndaj kur dikush më thotë që nuk i pëlqen të lexojë, mua më tingëllon njësoj sikur të më kishte thënë që nuk i pëlqen seksi; më vjen t´a ngushëlloj.
A ka ndonjë gjë më të vlefshme se kënaqësia, ose se njohja? Nëse do të kishte, do të dihej. Si mund të vazhdojmë t´a diskutojmë ende vlefshmërinë e artit dhe të përsërisim shakatë e Ëilde dhe bashkëkohësve të tij? Nuk na vjen turp të vazhdojmë të jemi të burgosurit e materializmit të vrazhdë, për të cilin u organizuan kryengritje e rebelët e asaj kohe paguan një çmim shumë të lartë.

Dobishmëria e letërsisë ose e artit në përgjithësi është paradoksale, sepse kryesisht konsiderohen të padobishëm. Kur letërsia bëhet e dobishme përshembull atëherë konisderohet pedagogji dhe nuk është më letërsi, pra nuk është as e dobishme.
Por nëse do t´a merrnim pak më seriozisht letërsinë, nëse lexuesit do t´iu qëndronin besnikë fiksimeve të tyre e të mos kishin frikë për t´i shkuar deri në fund të vërtetës ashtu siç shkruante Charles Baudelaire – ¨letërsia nuk është vetëm kënaqësi e argëtim por është padyshim edhe purifikim, rebelim, një formë jetese më e plotë, më komplekse e më intense. A ekziston diçka më e dobishme se kjo¨?
William Faulkner thoshte se: ¨Shkrimtari ka një përgjegjësi shumë të madhe mbi vete, të thotë të vërtetën. Jo të vërtetën e historisë, shkencës apo gazetarisë por të vërtetën morale e universale¨. Të vërteta për të ishin gjërat e sigurta për të gjithë njerëzit: dashuria, miqësia, vlera, frika, lakmia¨. Ka ndonjë gjë më të dobishme se këto?

*Javier Cercas është romancier Spanjoll. Ai jep letërsi spanjolle në universitetin e Gironës. Ka fituar këto çmime: Independent Foreign Fiction Prize në 2004, International Dublin Literary Award in 2008, European Book Prize në 2016.

Artikulli u shqipërua nga Albana Murra