Çfarë hante Nexhmije Hoxha në burg? Flet ish-gardiania: Më vinte gjynah

Enver dhe Nexhmije Hoxha

Vera, një zonjë 50 vjeçare që ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e saj në këtë moshë.

Në një lidhje live nga Londra, ajo kohë më parë kujtoi kohët e adoleshencës në Shqipëri kur i ishte dashur të punonte në bujqësi që 14 vjeç.

Më pas kishte punuar si gardiane në burg, aty ku kujtoi një sekuencë me Nexhmije Hoxhën.

“Ajo ishte në moshë dhe më vinte keq. Çdo ditë pinte vetëm çaj me djathë dhe biskota”, tregoi ndër të tjera Vera.

Sot Vera punon në kuzhinë në Londër, aty ku ia merr këngës bashkë me kolegët e huaj që kanë mësuar të flasin shqip e të bëjnë shqiponjën me duar./topchannel

Nexhmije Hoxha

Lexo edhe:

NEXHMIJE HOXHA: PSE VITO DYSHONTE PËR HELMIM TË NGADALSHËM TË HYSNI KAPOS DHE ÇFARË NDODHI GJATË FESTËS SË VITIT TË RI

Hysni Kapo vdiq në 23 shtator 1979, në Paris. As doktorët francezë nuk arritën t’ia zgjasnin jetën udhëheqësit komunist.

Ishte Ramiz Alia ai që i dha lajmin e kobshëm Enver Hoxhës, përmes një radiogrami. Ky i fundit e kishte nisur vetë Ramiz Alinë në Paris, që të mund të ndiqte nga afër gjithë ecurinë e operacionit dhe kurimit të Hysni Kapos, ta mbante atë të informuar dhe t’i qëndronte pranë bashkëshortes së tij, Vitos. Këto tregon Nexhmije Hoxha në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ku një kapitull më vete ia kushton raportit të të shoqit me Hysni Kapon.

Në numrin e fundit treguam se si e përjetoi Enver Hoxha lajmin e sëmundjes se Hysniut, dërgimin e tij urgjent në Paris dhe operacionin e gjatë atje. Çfarë përmbante letra sekrete e ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, për Mehmet Shehun?!

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult