Çfarë ruhet sot në Muzeun Arkeologjik Kombëtar?

Për këdo vizitor vendas apo të huaj që kërkon të zbulojë një pjesë të pasurisë arkeologjike dhe trashëgimisë së veçantë të identitetit etno-kulturor shqiptar, Muzeu Arkeologjik në Tiranë ia ofron këtë mundësi.

Për t’u njohur më shumë me kulturën e trashëguar të shekujve dhe lashtësinë e objekteve që datojnë nga epoka e gurit. Antikitetit të vonë për të ardhur deri në Mesjetë, sot në Muzeun Arkitekturor Arkeologjik ndodhen të ekspozuara mbi 2100 objekte, artefakte, arkitekturore. Me të cilat dëshmohet e gjallë kultura arkeologjike e periudhave të ndryshme prehistorike.

Kërkimet dhe zbulimet arkeologjike të bëra që nga epoka e gurit, (periudha e hershme e Paleolitit) në territorin e Shqipërisë e deri në antikitetin e vonë gjenden të dëshmuara në Muzeun Arkeologjik Kombëtar, në Tiranë. 

Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë të paekspozuara për shkak të mungesës së ambienteve. Në fondet e këtij muzeu numërohen sot mbi 18.000 objekte të periudhave të ndryshme.

Janë mbi 2100 objekte artekfakte e arkitekturore që i përkasin periudhës së hershme të historisë së shoqërisë njerëzore. Dhe sot ndodhen të ndara në seksione dhe vitrina në Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

Me një peshë të veçantë jo vetëm kombëtare por edhe ballkanike muzeu është i ndarë në 5 pavione kryesore. E kët pavione përfaqësojnë periudha të ndryshme historike.

Në pjesën e parë dhe të dytë janë të ekspozuara objekte nga periudha prehistorike e paleolitit (epoka e Gurit) e deri te periudha e Hekurit. Ku prezantohen dhe tre periudhat e tjera të metaleve edhe përfaqësojnë shfaqjen në metalurgjinë e bronzit edhe hekurit.

Një periudhë tjetër e rëndësishme tranzitore që prezantohet në tablotë e Muzeut Arkeologjik Kombëtar është edhe ajo Neolitit. Etimiologjikisht periudha e quajtur Guri i Bakrit (6000-4000 para Kr.).

Kjo periudhë përfaqësohet nga gjetjet më dominante që nga veglat e peshkimit të gjetura në gropën e Maliqit. E të tjera objekte të përditshmërisë ku vihet re rëndësia e bujqësisë dhe blegtorisë në aktivitet njerëzor të asaj kohe.

Jo më pak e veçantë për t’u njohur është edhe periudha e formimit të kulturës dhe etnosit Ilir. Të inventarizuara, si pjesë e arkivës së qytetërimit Ilir këto objekte ndodhen në pavionin e tretë dhe të katërt të muzeut. Dhe ku bashkë me to vjen e prezantuar edhe një pjesë e kulturës helenistike.

Në pavijonin e antikitetit të vonë dhe periudhës së Mesjetës, vihet re prezenca e fesë kristiane në arkitekturë. Apo edhe në objektet e jetës së përditshme. Mozaikët, hajmalitë, gurët e varreve apo skulpturat arkitektonike janë disa nga objektet më të rëndësishme të ardhura deri më sot nga kjo periudhë.

Inventari i Varrit të Belshit është një ndër varret më interesante dhe të pasur me afro 120 objekte. Ku 60 prej tyre janë ekspozuar në Muzeun Arkeologjik. Ky varr mendohet se i përket një çifti bashkëshortor. E ku në vitrinën prezantuese vihen re që nga bizhuteritë e deri tek objektet e tryezave.

Sa i përket periudhës së Perandorisë romake, në këtë muze nuk mungon as vitrina e ngulimeve greke. Ku pjesa më e madhe e gjetjeve të bëra nga arkeologët vijnë nga Dyrrahu.

Po për të kuptuar më shumë mbi kulturën e trashëguar të shekujve dhe lashtësinë e këtyre objekteve mjafton të vizitoni secilin prej këtyre pavioneve, ku në çdonjërën prej këtyre sallave të dedikuara, ka objekt që flasin për një aktivitet njerëzor që daton nga vitet 160 mijë para Krishtit të periudhës së Paleoliti) e deri në vitet 7000-1000 para Kr. Mezeolitit./shqiptarja.com

———————-

Lexo edhe:

MUZEU I KOSOVËS, EKSPOZITË NË TIRANË ME 91 FOTOGRAFI NGA TRASHËGIMIA KULTURORE

ObserverKult