Chaplin: Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur!

ObserverKult ua sjell disa thënie frymëzuese nga Charlie Chaplin:

Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.

Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.

Besoj në forcën e buzëqeshjeve e të lotëve si kundërhelm ndaj terrorit dhe urrejtjes.

Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin.

Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.

charlie chaplin
Charlie Chaplin

Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde dhe të luash me të.

Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shoh duke qarë.

Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë-as telashet.

Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.

Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. E duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.

Ta ndihmosh një mik në nevojë është e lehtë, por t’ia kushtosh atij kohën tënde nuk është gjithnjë aq e mundshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: LAKMIA E KA HELMUAR SHPIRTIN E NJERIUT…

kliko edhe:

NDAHET NGA JETA DRAMATURGU HAQIF MULLIQI

Profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Getoarbë Mulliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se për ceremoninë e varrimit do të japin detaje më vonë.

”Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë, ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar vajza e të ndjerit.

Mulliqi, profesor, dramaturg e gazetar, u lind në Pejë në vitin 1960.

Shkollën fillore, të mesmen si dhe studimet themelore, akademike, i mbaroi në Prishtinë. Studimet master mbi psikologjinë, me temën: Psikologjia e karaktereve në veprat ‘Hamleti’, ‘Magbethi’ dhe ‘ Mbreti Lir’ i mbaroi në Tiranë (2009).

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult