Charles Baudelaire: Vera e të dashuruarve

CHARLES BAUDELAIRE

Sot hapësira është e shkëlqyer! Pa ankime as kapistër apo frè,
mbi flatrat e verës, të kalërojmë drejt një qielli hyjnor dhe të magjishëm!
Si dy engjej që i torturon një tërbim i pashtershëm oh,
në kristalin e kaltër të mëngjesit, deri në mbarim të ditës!
Përkundur butësisht në krahun e vorbullës trunore,
në një dehje të njëkohshme,
dadë, duke notuar krah për krah, duke rendur pa pushim e pa lodhje
drejt parajsës së ëndërrave të mia të moçme.

Shqipëroi: Elida Buçpapaj