Charles Bukowski: Kështu pra, dashke të bëhesh shkrimtar?

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Nëse nuk buron prej teje, pavarësisht gjithçkaje,
mos e bëj.
Aq më pak, nëse s’ del pa marrë leje jashtë zemrës sate,
mendjes sate,
gojës sate,
rropullive të tua,
mos e bëj.
Nëse duhet të rrish ulur
me orë të tëra
me sytë ngulur në ekranin e kompjuterit,
apo përkulur mbi makinën tënde të shkrimit
duke kërkuar fjalë,
mos e bëj.
Nëse e bën për para apo emër,
mos e bëj.
Nëse e bën se dëshiron gra
në shtrojën tënde,
mos e bëj.
Nëse duhet të ulesh atje
e të shkruash e rishkruash,
mos e bëj.
Nëse e sheh si punë të vështirë vetëm kur e shkon ndër mend ta bësh,
mos e bëj.
Nëse rrekesh të shkruash
si çdokush tjetër,
lëre fare.

Nëse duhet të presësh që të buçasë jashtë teje,
ti, prit durueshëm.
Nëse s’ buçet kurrë
jashtë teje,
bëj diçka tjetër.

Nëse së pari duhet t’ ia lexosh gruas sate,
apo të dashurës sate,
apo të dashurit tënd,
prindërve të tu apo kujtdo tjetër qoftë,
ti s’ je gati.

Mos ji si shumë të tjerë shkrimtarë,
mos ji si ata mijëra njerëz që vetëquhen shkrimtarë,
mos ji budall, i mërzitshëm dhe fodull,
mos u venit nga vetëkënaqësia,
bibliotekat e botës kanë hapur gojën në dremitje
për tipa të ngjashëm me ty,
mos ua shto veten,
mos e bëj.

Aq më pak nëse s’ del nga shpirti si raketë,
aq më pak nëse duke ndenjur pa lëvizur s’ mund të çojë në çmenduri,
vetëvrasje ose vrasje,
mos e bëj.
Nëse dielli brenda teje
nuk është duke të djegur rropullitë,
mos e bëj.

Kur të jetë vërtetë koha
dhe nëse do jesh parazgjedhur,
do të bëhet vetë e do të vazhdojë të bëhet
derisa të vdesësh ti
apo të vdesë në ty.

S’ ka tjetër udhë,
e as që ka patur kurrë.

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult


bukowski - gjithmonë

Lexo edhe:

BUKOWSKI: DASHURIA NUK JETON TE SHPIRTRAT E PRISHUR…

Nga: Charles Bukowski

Dashuria ekziston!

Por atë e ndiejnë vetëm ata që janë të ngritur në nivele të larta mentale, spirituale dhe morale. Dhe versioni tjetër është kur vjen si dhuratë direkt prej Zotit.

Dashuria e vërtetë është gatishmëria për sakrificë, sinqeritet të plotë dhe mostradhti në çfarëdo lloj sensi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult