Charles Bukowski kishte diçka për të thënë…

Charles Bukowski
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më origjinalë të shekullit të 20-të. Një prej atyre tek të cilët mund të thuhet me plot gojën se të shkruarit dhe arti i përkuan me jetën.

Dimë në fakt, se rrugëtimi i jetës ishte njëlloj si të shkruarit e tij: i vrazhdë, këmbëngulës dhe abuzues. Gjithmonë jetonte në kufirin midis përhumbjes etilike, burgosjes dhe njohjes letrare. Koincidenca e jetës dhe e shkrimit, në rastin e tij është përçarëse: midis një fjalie të pistë dhe tjetrës. Lexuesi has perla urtësie të një filozofi ekzistencialist, por edhe një aftësi e madhe për të reflektuar mbi marrëdhëniet njerëzore dhe kuptimin e letërsisë.

Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhjen në letër të jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.
Nga ana tjetër, tek ai nga një këndvështrim përmbajtjesor shfaqet neveria për mjedisin letrar dhe mediokritetin e tij.

Bukowski tregonte se ishte gjithmonë i vetëdijshëm për kufijtë dhe virtytet e tij si shkrimtar, si dhe për mënyrën e guximshme dhe të egër (por, shpesh ironike) me të cilën, ai trajtonte tema të caktuara duke i diskutuar hapur këto aspekte me bashkëbiseduesit e vet.

Por, ashtu si të shkruarit e tij imagjinar, letrat e Bukowskit janë autentike dhe të guximshme, por stili i shkujdesur dhe vulgar, nuk është kurrë qëllim në vetvete.

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: DO TË VIJ NË VARRIMIN TIM…

ObserverKult